Veseli-deputetëve: Kur po ju rrok virusi i sherrit, me mujt llom e boni njani – tjetrin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kritikuar deputetët për sulmet verbale që po ia bëjnë njëri tjetrit gjatë seancës së Kuvendit, ku po diskutohet projektligji për detyrat dhe përgjegjësitë e Ekipit Shtetëror në dialogun me Serbinë – raporton Periskopi. Ai ka thënë se kur i rrok virusi deputetët, ata me mujt e shkatërrojnë […]
Ai ka thënë se kur i rrok virusi deputetët, ata me mujt e shkatërrojnë njëri tjetrin.
“Faleminderit për këtë debat në orët e vona, që do t’i shërbejë transparencës para qytetarëve tonë. E kam parë nga përvoja ime se sa herë i marrim gjërat seriozisht për përgjegjësitë që na takojnë, jemi më serioz. Ai virusi kur na rrok sherri, pastaj mundohemi me ba llom njani tjetrin, me shkatërru krejt, e me mujt nuk e lëmë as me marr frymë aty për aty. Kjo na dëmton neve më së shumti dhe këtë vend që e përfaqësojmë”, tha Veseli./Periskopi/












