Trajneri i Genkut shpërthen kundër Zhegrovës: Më mirë që u largua

Trajneri i Genkut shpërthen kundër Zhegrovës: Më mirë që u largua

Philippe Clement thotë se futbollisti kosovar nuk ka treguar pjekuri dhe nuk është shembull i mirë për t’u ndjekur nga talentet tjera. Trajneri i Genkut, Philippe Clement ka hedhur akuza dhe kritika të ashpra në adresë të Edon Zhegrovës, shkruan Gazeta Express. Trajneri belg ka thënë për mediat e këtij vendi se ylli i ri […]

Philippe Clement thotë se futbollisti kosovar nuk ka treguar pjekuri dhe nuk është shembull i mirë për t’u ndjekur nga talentet tjera.

Trajneri i Genkut, Philippe Clement ka hedhur akuza dhe kritika të ashpra në adresë të Edon Zhegrovës, shkruan Gazeta Express.

Trajneri belg ka thënë për mediat e këtij vendi se ylli i ri kosovar nuk është shembull i mirë për t’u ndjekur nga talentet tjera për shkak të sjelljeve dhe veprimeve të tij të fundit.

“Lojtarët që nuk janë këtu me zemër, më mirë është të largohen”, ka thënë fillimisht ai.

“Unë kam eksperiencë të madhe me lojtarët e rinj dhe disa prej tyre janë mjaft të padurueshëm. Fatkeqësisht, Edoni hyn në atë kategori. Ai mendon se do të duhej të luante më shumë në gjashtë muajt e fundit dhe ndien se ka ardhur koha që djaloshi ta marrë një hap tjetër në karrierë. E ardhmja do ta tregojë nëse ai kishte të drejt ta bënte këtë hap apo jo”, ka shtuar Clement.

“Ne do të donim të punonim me të. E kam parë një përparim të mirë të tij në gjashtë muajt e fundit, por ne po ashtu e dimë se në cilën pikë është ai tani. Ai është më pak i bindur për këtë”, shtoi trajneri belg.

“Unë i kuptoj lojtarët që dëshirojnë të luajnë më shumë, por mënyra se si e bëjnë këtë është gjithashtu e rëndësishme për mua”, ka përfunduar Clement.

Zhegrova do të transferohet në Basel, ku synon të ketë minutazh më të madh në krahasim me Genkun.

19 vjeçari kishte shpërthyer në vitin 2018 në Përfaqësuesen e Kosovës, me të cilën kishte realizuar dy gola.

 

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova