Trajneri i Danimarkës: Ndeshja me Kosovën është nxemje për ndeshjen me Zvicrën

Trajneri i Danimarkës: Ndeshja me Kosovën është nxemje për ndeshjen me Zvicrën

Kosova e pret Danimarkën më 21 mars në “Fadil Vokrri”, në përballjen miqësore, para ndeshjes së Përfaqësueses sonë kundër Bullgarisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. Lajmi për ndeshjen miqësore kundër danezëve është pritur mirë nga fansat “Dardanë”, pasi është shmangur përballja me ndonjë Kombëtare, jo shumë të njohur, nga Afrika. Tani, trajneri i […]

Lajmi për ndeshjen miqësore kundër danezëve është pritur mirë nga fansat “Dardanë”, pasi është shmangur përballja me ndonjë Kombëtare, jo shumë të njohur, nga Afrika.

Tani, trajneri i Danimarkës, Age Hareide ka dhënë detaje interesante në lidhje me Kosovën, duke thënë se i njeh disa lojtarë të verdhë e kaltërve.

Në një intervistë për “IndeksOnline”, ai është shprehur: “Njoh disa futbollistë. Kam qenë trajner i Valon Berishës (edhe i vëllaut të tij Vetonit), kur ai ishte 18 vjeçar te skuadra Viking në Norvegji, më pas ai ka luajtur për Red Bull Salzburg, tani në Lazio. Pastaj ka disa futbollistë tjerë me prejardhje nga Kosova që kanë lindur në Norvegji, si Herolind Shala, Elbasan Rashani etj. Këta futbollistë i njoh por nuk e njoh mirë ekipin, por sigurisht që do të marrë të gjitha informacionet e nevojshme para ndeshjes.”

Mëtej ai ka vazhduar duke thurur lavdata të tjera për Përfaqësuesen.

“Nuk më ka befasuar fakti që ata fituan grupin në Nations League sepse Kosova dhe në përgjithësi Ballkani kanë futbollistë të mirë. Futbolli në Ish Jugosllavi ka rrënjë të thella dhe të gjitha shtetet nga ai territor dinë të luajnë futboll. Andaj nuk më ka befasuar aspak Kosova që ka fituar grupin”.

Kur është pyetur se me çfarë formacioni do të luajë, ai ka shtuar:

“Nuk kemi shumë zgjedhje, kështu që duhet të inkuadrojmë futbollistë që do të grumbullohen për ndeshjen me Zvicrën. Kur na është ofruar mundësia që të luajmë me Kosovën ne kemi pranuar sepse do të jetë si nxemje para duelit me Zvicrën, në kuadër të eliminatoreve të Evropianit”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova