Thaçi poston foto nga aeroplani: U nisa në Amerikë për Lutjet e Mëngjesit

Presidenti Hashim Thaçi sapo është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ç’rast do të marrë pjesë në ‘Lutjet e Mëngjesit’ në Washington. ”Sapo u nisa për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku bashkë me liderë të shumtë botërorë do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit. Miqësia me SHBA-në dhe vlerat […]
”Sapo u nisa për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku bashkë me liderë të shumtë botërorë do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit. Miqësia me SHBA-në dhe vlerat perëndimore do të jenë përjetësisht përkushtim i Republikës së Kosovës’’, ka shkruar Thaçi në Facebook, transmeton Periskopi.
Presidenti Thaçi me ftesë të homologut të tij amerikan, Donalt Trump është i vetmi lider kosovar që do të marrë pjesë së atë ceremoni.
As Kadri Veseli e as Ramush Haradinaj nuk do të jemë pjesëmarrës. Madje kryeministrit i është refuzuar viza amerikane për shkak të vendimit të tij me taksën 100% ndaj Serbisë, të cilën po e mban fuqishëm.
SHBA dhe BE disa herë kanë bërë thirrje që të hiqet taksa dhe të vazhdojë dialogu.
Përveç Thaçit, në cilësinë e ministrit të Jashtëm, në Lutjet e Mëngjesit është nisur edhe Behgjet Pacolli./Periskopi.











