Shoqata e Gjinekologëve mbron Fehmi Ahmetin për rastin tronditës në Drenas

Shoqata e Gjinekologëve mbron Fehmi Ahmetin për rastin tronditës në Drenas

Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve ka reaguar lidhur me rastin e vajzës nga Drenasi e cila pas keqtrajtimit seksual nga hetuesi policor Vesel Veseli kishte mbetur shtatzënë, ndërsa kishte kryer abort në klinikën private të gjinekologut Fehmi Ahmeti. Sipas kësaj shoqate, gjinekologu Ahmeti është shënjestruar pa të drejt, pasiqë nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore […]

Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve ka reaguar lidhur me rastin e vajzës nga Drenasi e cila pas keqtrajtimit seksual nga hetuesi policor Vesel Veseli kishte mbetur shtatzënë, ndërsa kishte kryer abort në klinikën private të gjinekologut Fehmi Ahmeti.

Sipas kësaj shoqate, gjinekologu Ahmeti është shënjestruar pa të drejt, pasiqë nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore në këtë rast.

“Ju informojmë se bazuar në Ligjin për Ndërprerjen e Shtatzënisë Nr. 03/L-110 të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës: Çdo grua mbi 18 vjeç ka të drejtë të vendosë lirshëm për ndërprerjen e shtatzënisë sipas kritereve të këtij ligji. Ndërprerja e shtatzënisë mund të bëhet deri në fund të javës së dhjetë të shtatzënisë duke llogaritur nga dita e parë e ciklit menstrual. Ndërprerja e shtatzënisë bëhet në institucionet shëndetësore nga mjeku specialist obstetër/gjinekolog i licencuar. Termini për ndërprerjen e shtatzënisë caktohet së paku dy ditë pas vizitës së pare”, citon ShOGJK nenet ligjore.

“Ju kujtojmë se është brenda detyrave profesionale që mjeku obstetër/gjinekolog të kryejë diagnostikimin dhe trajtimin e çështjeve e problemeve shëndetësore të pacienteve. Duke u bazuar në sa u tha më sipër konsiderojmë se anëtari i ShOGjK Dr. Fehmi Ahmeti është shënjestruar pa të drejtë, por kërkojmë nga organet kompetente që sa më parë ta sqarojnë rastin dhe të ndërpritet njollosja profesionale dhe personale e cilido prej nesh”, thuhet në fund të reagimit.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja