SHBA ripërsëritë kërkesën për Kosovën: Hiqeni taksën

SHBA ripërsëritë kërkesën për Kosovën: Hiqeni taksën

Në mënyrë që të hapet rrugë ndaj procesit të dialogut me Serbinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket se kanë kërkuar sërish nga autoritetet kosovare për të pezulluar taksën 100% ndaj mallrave serbe. Çështja e taksës dhe nevoja e pezullimit të saj, ka qenë vazhdimisht kërkesë e SHBA-ve në adresë të krerëve shtetërorë të Kosovës, […]

Në mënyrë që të hapet rrugë ndaj procesit të dialogut me Serbinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket se kanë kërkuar sërish nga autoritetet kosovare për të pezulluar taksën 100% ndaj mallrave serbe.

Çështja e taksës dhe nevoja e pezullimit të saj, ka qenë vazhdimisht kërkesë e SHBA-ve në adresë të krerëve shtetërorë të Kosovës, citohet t’i ketë thënë një zyrtar i lartë i administratës amerikane Zërit të Amerikës.

”Shtetet e Bashkuara vazhdimisht e kanë ngritur çështjen e tarifave dhe nevojën e pezullimit të tyre. Udhëheqësit e Kosovës e kanë të qartë seriozitetin e qëndrimit tonë dhe sfidat që paraqesin tarifat për marrëdhëniet e forta dypalëshe ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Kosova dhe Serbia, thekson më tej zyrtari i lartë, duhet të ndërmarrin veprime dhe vendime të vështira, por të nevojshme, t’u japin përparësi bisedimeve dhe të normalizojnë marrëdhëniet ndërmjet tyre”.

Në muajin nëntor Kosova vendosi taksën prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia për shkak të qasjes agresive të Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës.

Beogradi e ka kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, duke bërë që procesi të mbetet i pezulluar.

Shtetet e Bashkuara disa herë kanë bërë thirrje për pezullimin e tarifave, ndërsa javën e kaluar këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Donald Trump, John Bolton, bisedoi në telefon me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Kërkesa amerikane për pezullimin e tarifave, ka shkaktuar mospajtime brenda koalicionit qeverisës në Kosovë.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ngul këmbë që tarifat të mbahen deri në një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, ndërsa presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari parlamentit, Kadri Veseli, kërkojnë që të dëgjohen aleatët dhe ato të pezullohen.

Tash për tash nuk është e qartë se cila do të jetë rrugëdalja nga situata e krijuar me tarifat. Bashkimi Evropian po ashtu po ushtron trysni politike ndaj Kosovës për heqjen e tyre,

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja