Shaqiri në presion, Klopp jep një lajm katastrofal për yllin shqiptar

Pasi nuk arriti ta japë maksimumin e tij në ndeshjen kundër Leicester Cityt, Xherdan Shaqiri pritet të jetë jashtë formacionin startues për ndeshjen e radhës së Liverpoolit, e cila do të zhvillohet të hënën kundër West Hamit. Gjatë xhirove të fundit web-i i fashmëm ‘Goal’ ka parashikuar çdo formacion të Liverpoolit saktësisht në Premier Ligë […]
Gjatë xhirove të fundit web-i i fashmëm ‘Goal’ ka parashikuar çdo formacion të Liverpoolit saktësisht në Premier Ligë deri më tani.
Shaqiri ishte titullar për Liverpoolin në Premierligë për herën e 11-të në mesjavë, në ndeshjen kundër Leicesterit Cityt, mirëpo ai nuk arriti që të jetë po aq efektiv sa në ndeshjet e kaluara gjatë këtij sezoni.
Për shkak se nuk arriti ta dëshmonte veten në këtë ndeshje, Jurgen Klopp vendosi ta largojë Shaqirin nga ndeshja në minutën e 67-të, ku në vend të tij hyri Fabinho, i cili pritet të jetë titullar në ndeshjen e ardhshme.

Përderisa asnjë lojtar nuk arriti të marrë vlerësim më të lartë sesa Sadio Mane (tetë pikë nga dhjetë), i cili e shënoi golin e vetëm për Liverpoolin në këtë ndeshje, televizioni i famshëm sportiv, ESPN, e vlerësoi Shaqirin me vetëm katër pikë.
“I kishte 67 minuta me të vërtetë të qeta. Ai duhet t’i rikthehet formës së tij, të cilën e kishte shfaqur në fillim të sezonit dhe që ia kishte bërë të vështirë Kloppit ta linte atë jashtë skuadrës”, shkruan ESPN.
Jurgen Klopp në ndeshjen e ardhshme kundër West Ham-it nuk pritet që të startojë me Shaqirin shkaku i formës së tij të dobët në ndeshjen e fundit.
Shaqiri i ka bërë gjithsej 19 paraqitje nga 24 ndeshjet e zhvilluara të Premierligës gjatë këtij sezoni. Nga këto ndeshje, 11 herë ishte titullar, ndërsa në tetë ndeshje të tjera u aktivizua nga stoli. Shaqiri në Premier Ligë me Liverpoolin ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar 3 të tjerë.












