Serbët i kapen Taulant Xhakës, e quajnë ‘shiptari’

Serbët nuk po mund ta harrojnë humbjen nga Zvicra në Kupën e Botës dhe festën nga Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka. Mediet serbe e kanë kujtuar sërish gjestin e futbollistëve shqiptarë, të cilët festuan duke bërë me duar shqiponjën dykrenore. Kësaj radhe ato janë kapur në një intervistë të Taulant Xhakës, vëllait të Granitit, të […]
Mediet serbe e kanë kujtuar sërish gjestin e futbollistëve shqiptarë, të cilët festuan duke bërë me duar shqiponjën dykrenore.
Kësaj radhe ato janë kapur në një intervistë të Taulant Xhakës, vëllait të Granitit, të dhënë për gazetën zvicerane “Blick”, duke theksuar se ai mezi ka pritur t’i bëhet pyetja për festën e Granitit e Xherdanit.
Gazeta serbe alo.rs madje në titull shkruan: Shiptari mezi e priti këtë pyetje.
“Rreth asaj çështjeje është thënë gjithçka dhe unë nuk dua të hapet përsëri ajo temë”, ka thënë Xhaka për gazetën zvicerane, përcjell alo.rs.
Më pas ai është pyetur për paraqitjen e Kosovës (të ashtuquajturës Kosovë sipas mediumit serb) dhe mundësinë e ofruar për të luajtur për të.
“Nuk vajtoj për asgjë, por jam i lumtur për Kosovën. Momentalisht atje është atmosferë shumë e mirë, është një eufori e madhe, por ajo skuadër është shumë e talentuar”, ka shtuar Xhaka.














