Rasti i gylenistëve të dëbuar i shkon Prokurorisë për hetim

Rasti i gylenistëve të dëbuar i shkon Prokurorisë për hetim

Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje, bashkë me Driton Selmanajn nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë mbajtur një konferencë për media në lidhje me dëbimin nga Kosova të 6 shtetasve turq, të cilësuar si “gylenistë” nga shteti i tyre amë. Ata kanë thënë se për shkeljet që janë bërë me rastin e dëbimit të tyre, do […]

Ata kanë thënë se për shkeljet që janë bërë me rastin e dëbimit të tyre, do t’i drejtohen Prokurorisë së Shtetit.

“Me 29 mars 2018, AKI-ja dhe Policia bënë shkelje të ligjeve e Kushtetutës së Kosovës. Komisioni ka gjetur shkelje në çdo fazë të dëbimit që nga revokimi i lejeqëndrimeve e deri të dëbimi. Kemi gjetur 31 shkelje”, ka thënë Sveçla, raporton KTV.

“Fakti që 6 turqit nuk ishin terroristë, shtrohet pyetja se përse janë dëbuar dhe pse me kaq urgjencë? Dëbimi pa kurrfarë urdhri të ligjshëm nuk ka qenë aksidental, por me dije të shtetit”, shtoi ai.

Ndërkaq, deklaroi se për shkeljet e evidentuara do t’i drejtohen Prokurorisë së Shtetit.

Driton Selmanaj ka thënë se kanë pasur vështirësi në kryerjen e këtij procesi, pasi që, sipas tij, “sidomos deputetët e PDK-së nuk vinin për t’i mbajtur mbledhjet”.

“Pastaj, edhe zyrtarët e shtetit, të cilët i kemi ftuar për raportim. Nuk janë dorëzuar materialet e nevojshme. Për fatin e keq nuk gjetëm as te administrata e Kuvendit përkrahje, pasi kërkuam edhe një muaj shtesë. Për fatin e keq, sekretari i Kuvendit dhe pjesa tjetër e administratës janë vëne në shërbim të Kadri Veselit e njerëzve të tij”, ka thënë Selmanaj, raporton Koha Ditore.

Ai tha se në orën 11:30 do ta dorëzojnë raportin në Prokurori.

“Jemi duke diskutuar për ta dërguar edhe në Kushtetuese, si dhe në kontest civil”, deklaroi më tej Selmanaj.

Selmanaj ka thënë se bartësit e institucioneve kanë përgjegjësi për këtë proces. “Së paku dy persona kanë dhënë deklarata kontradiktore. Është një raport voluminoz prej 70 faqesh dhe do të bëhet publik”, u shpreh ai.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj