PSD: Dialogu do të jetë i sanksionuar dhe rregulluar me ligj

PSD: Dialogu do të jetë i sanksionuar dhe rregulluar me ligj

Partia Socialdemokrate ka arsyetuar votimin e buxhetit të qeverisë duke konsideruar se gjitha kërkesat e tyre karshi qeverisë janë plotësuar. Në një konferencë për media, deputetja nga radhët e kësaj partie, Shqipe Pantina ka thënë se në momentin që të votohet ligji për qeverinë do të zvogëlohet edhe numri i zëvendësministrave. “Më së largu, deri […]

Partia Socialdemokrate ka arsyetuar votimin e buxhetit të qeverisë duke konsideruar se gjitha kërkesat e tyre karshi qeverisë janë plotësuar.

Në një konferencë për media, deputetja nga radhët e kësaj partie, Shqipe Pantina ka thënë se në momentin që të votohet ligji për qeverinë do të zvogëlohet edhe numri i zëvendësministrave.

“Më së largu, deri në mars, Qeveria obligohet të sjellë në Kuvend ligjin për qeverinë. Me këtë ligj, përveç rregullimeve tjera që do të bëhen, do të reduktohet dhe numri i madh i zëvendësministrave. Kështu tetëdhjetë, apo më shumë të zëvendësministrave që aktualisht janë në qeveri dhe numrin e saktë nuk e dimë. Pra nuk do të jetë më kushtuar, dhe këtë keqpërdorim të parasë publike e kemi zvogëluar. Ligji për paga do të hyjë në fuqi pas 9 muajsh, numri i zëvendësministrave do të reduktohet para hyrjes në fuqi të ligjit për paga”, deklaroi deputetja Pantina.

Të arritur të madhe, deputetja Pantina e konsideroi dhe ligjin për dialogun, ku tha se tash e tutje askush nuk mund të shkojë dhe të vendosë krye në vete në emër të Kosovës. Sipas saj, komunikimi mes ekipit shtetëror të dialogut dhe institucioneve të tjera do të jetë i sanksionuar dhe i rregulluar me ligj.

“Ligji për dialogun synon të vë në rend procesin e pjesëmarrjes në dialog, por dhe të vendimmarrjes, që nënkupton se secili institucion, dhe mbi të gjitha ekipi shtetëror, do t’i ketë përgjegjësitë kryesore. Komunikimi mes ekipit shtetëror të dialogut dhe institucioneve të tjera do të jetë i sanksionuar dhe i rregulluar me ligj. Nuk ka më mundësi që secili bartës i institucioneve, cili do qoftë ai, të shkojë po thuajse në krye në vete të diskutoj dhe mbi të gjitha të marrë ndonjë vendim në emër të shtetit të Kosovës”, tha Pantina.

Ndër të tjera, deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina, foli dhe për votimin e ligjeve të administratës shtetërore, ligjit për zyrtarët publik dhe atij për paga.

Ajo theksoi se miratimi i tyre i  jep fund kaosit që ka ekzistuar në sektorin publik dhe i largon duart e partive politike nga një instrument që e kanë shfrytëzuar dhe abuzuar në procese zgjedhore.

“Këto ligje ka tre vjet që kanë qarkulluar në qeveri, pa u proceduar në Kuvend. Pa insistimin dhe kushtëzimin tonë, do të kalonte dhe një kohë e ngjashme dhe nuk do të miratoheshin. Ndonëse këto tre ligje, është ligji për administratën shtetërore, ligji për zyrtarët publikë dhe ligji për pagat nuk janë më të mirat e mundshme. Kemi vërejtje dhe në përmbajtjen e tyre me theks të veçantë në ligjin për pagat. Megjithatë, konsiderojmë se miratimi i tyre i jep fund kaosit që ka ekzistuar në sektorin publik. Kjo i largon nga duart, sidomos partive në pushtet, një instrument me të cilin ata vazhdimisht kanë abuzuar dhe keqpërdorur në fushatën zgjedhore që është ngritja e pagave në sektorin publik. Për më tepër, përmes këtyre ligjeve në Kosovë vendosen rendi, transparenca dhe hierarkia e qartë e pagave në sektorin publik”, tha Pantina.

Mes tjerash, Pantina tha se është e pakuptimtë që gjithë presioni të vijë mbi Kosovën, përderisa Serbia po vazhdon dhe më tutje të vë kushte që të diktojë në procesin e dialogut

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj