Protestuesit kërkojnë varjen e policit: Ti nuk je hetues, je përdhunues!

Nën moton “Përdhunuesit në burg”, aktivistë të shoqërisë civile i janë bashkangjitur protestës së thirrur nga YIHR pranë Policisë së Kosovës. Me pankartat “Ti nuk je hetues, je përdhunues”, “Rrezik, zonë e pedofilisë”, “Shtet përdhunues”, “Pagat në rritje e siguria në ulje”, aktivistët po kërkojnë drejtësi për të miturën nga Drenasi e cila dyshohet se […]
Me pankartat “Ti nuk je hetues, je përdhunues”, “Rrezik, zonë e pedofilisë”, “Shtet përdhunues”, “Pagat në rritje e siguria në ulje”, aktivistët po kërkojnë drejtësi për të miturën nga Drenasi e cila dyshohet se u dhunua seksualisht nga profesori, më pas nga polici Vesel Veseli.
Ky i fundit dyshohet se e ka detyruar të abortojë, pasi që vajza kishte mbetur shtatzënë.
Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e drejtorit të Policisë së Kosovës.
“Na ka mbetë veç m’i marrë kallashat”, ka thënë një protestues, duke thirrur “marre”.
“Hashimi është fajtor. Duhet të japë dorëheqje”
Disa nga pjesëmarrësit e kësaj proteste ka kërkuar vrasjen e personit që dyshohet se ka përdhunuar të miturën.
“Silleni këtu kriminelin, me var para krejtëve. Pastaj le të përsëritet. Jo suspendim. Silleni këtu”, ka thënë njëra nga protestuesit.
“Varje, varje, kush është për varje (të policit)”, kanë thirrur disa nga protestuesit.















