Plaçkitësit e bankës “TEB” e qëlluan me plumba automjetin që po i bartë paratë!

Katër persona kanë grabitur njërën nga degët e bankës “TEB” në dalje të Prishtinës. Një dëshmitar okular në kushte anonimiteti ka bërë të ditur se ka pasur edhe të shtëna armësh në momentet e plaçkitjes. I njëjti dëshmitar ka dërguar edhe disa pamje, ku shihet se është demoluar nga plumbat xhami anësor i automjetit me […]
Një dëshmitar okular në kushte anonimiteti ka bërë të ditur se ka pasur edhe të shtëna armësh në momentet e plaçkitjes. I njëjti dëshmitar ka dërguar edhe disa pamje, ku shihet se është demoluar nga plumbat xhami anësor i automjetit me të cilin janë bartur paratë.

Në vendin e ngjarjes, në Çagllavicë, kanë dalë menjëherë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës të cilat po hetojnë rastin.

Vetura e të dyshuarve ka ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Rikujtojmë se rastet e grabitjeve në banka janë shpeshtuar kohët e fundit.












