Paqe në Camp Nou, finalisti vendoset në Bernabeu

Paqe në Camp Nou, finalisti vendoset në Bernabeu

Ka përfunduar me barazim 1-1 akti i parë i gjysmëfinales së Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit.  Ndeshja prodhoi emocione të mëdha, sidomos në pjesën e parë. Pikërisht gjysma e parë i dha mysafirëve avantazhin, që shënuan vetëm pas gjashtë minutave me Lucas Vazquez, i cili shfrytëzoi për mrekulli asistimin e Karim Benzema. […]

Ndeshja prodhoi emocione të mëdha, sidomos në pjesën e parë.

Pikërisht gjysma e parë i dha mysafirëve avantazhin, që shënuan vetëm pas gjashtë minutave me Lucas Vazquez, i cili shfrytëzoi për mrekulli asistimin e Karim Benzema.

Pas golit, ekipi i Valverdes mori lojën në dorë por jo edhe rastet. Në 45 minutat e para, rastet më konkrete sigurisht që i kishte Real Madridi, që rrezikoi me Vinicius, Benzeman e Vazquez. I pari po të mos ishte treguar egoist menjëherë pas shënimit të golit, ‘Galaktikët’ do shkonin në pushim me dy gola epërsi.

Barcelona rrezikoi me Rakitic, që goditi shtyllën me kokë, derisa Suarez bëri një goditje të lehtë.

Pjesa e dytë solli ndryshim të madh. ‘Blaugranët’ sulmonin, Reali me lojë dinake kërkonte shpërthimin.

Minuta e 56′ solli golin e barazimin mes shumë tollovie, kur Malcom me një goditje precize shënoi golin e fundit dhe të vetmin për Barcelonën në këtë ndeshje.

Deri në fund, Barça dominoi takimin, duke e inkuadruar edhe Leo Messin (63′) në lojë, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Finalisti do të vendoset në ndeshjen kthyese, e cila zhvillohet më 27 shkurt në Santiago Bernabeu. /Periskopi/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova