Pal Lekaj: Haradinaj nuk do ta heq taksën, u morën vesh me Veselin që të mos zbehen

Ministri i Infrastrukturës dhe nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj nuk do ta heq taksën ndaj Serbisë, pa e fituar njohjen Kosova nga ky vend. Në një intervistë për RTV Dukagjini, ka thënë se nuk do t’i plotësohen dëshirat Beogradit që të largohet taksa. “Haradinaj është që të përkrahë dialogun […]
Ministri i Infrastrukturës dhe nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj nuk do ta heq taksën ndaj Serbisë, pa e fituar njohjen Kosova nga ky vend.
Në një intervistë për RTV Dukagjini, ka thënë se nuk do t’i plotësohen dëshirat Beogradit që të largohet taksa. “Haradinaj është që të përkrahë dialogun pa vendos kushte, kurrë ne nuk kemi vendos kushte”, tha ai
Nënkryetar i AAK-së ka thënë se taksa ka qenë vendim i koalicionit, dhe liderët ishin dakorduar që të mos zbehen gjatë rrugës.
“Haradinaj ishte dakorduar me kryetarin e Kuvendit që taksa të shkojë në 100%. Ata gjithashtu janë dakorduar që gjatë rrugës nuk guxojnë të zbehen dhe taksa të mbahej deri në njohje”.
Po ashtu ai ka thënë se koalicioni është stabil dhe nuk ka ftohje të marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së












