Nesër në orën 10:00 seanca për votimin e Buxhetit 2019

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të shtunën të caktohet seanca parlamentare për votimin e buxhetit të vitit 2019. Periskopi nga burimet brenda Kuvendit ka mësuar se seanca do të nisë prej orës 10:00. Në këtë seancën plenare të së shtunës është raportuar se si pika të rendit të ditës do të jenë […]
Periskopi nga burimet brenda Kuvendit ka mësuar se seanca do të nisë prej orës 10:00.
Në këtë seancën plenare të së shtunës është raportuar se si pika të rendit të ditës do të jenë edhe projektligji për pagat, projektligji për dialogun dhe projektligje tjera.
Kujtojmë që më 21 dhjetor, Kuvendi i Kosovës miratoi në parim Projektligjin mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019. Me 62 deputetë të pranishëm në sallë ku nga ta 62 votuan pro.
Ndërsa për ta votuar këtë pikë, Partia Social Demokrate, i ka pasur 5 kërkesa për kryeministrin e Kosovës, një ndër to edhe shkarkimi i ministrit të Bujqësisë, Nedad Rikalos..
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të qartë se nuk do të votojnë projektligjin e Buxhetit 2019./Periskopi/












