Ndërpriten pagesat qeveritare në Kosovë deri në miratim të buxhetit

Ndërpriten pagesat qeveritare në Kosovë deri në miratim të buxhetit

Qeveria e Kosovës nga e premtja nuk mund të bëjë asnjë pagesë buxhetore, për shkak të mosmiratimit të projekt-buxhetit për vitin 2019. Për të mundësuar ndarje nga buxheti, në bazë të procedurave ligjore, nëse buxheti nuk është miratuar, Kuvendi, me anë të një vendimi, mund të autorizojë vazhdimin e zbatimit të Ligjit për ndarjet buxhetore […]

Për të mundësuar ndarje nga buxheti, në bazë të procedurave ligjore, nëse buxheti nuk është miratuar, Kuvendi, me anë të një vendimi, mund të autorizojë vazhdimin e zbatimit të Ligjit për ndarjet buxhetore të vitit të kaluar fiskal.

Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se është bërë kërkesa në Kuvend për zgjatjen buxhetore, që të mos ketë ndërprerje të pagesave.

Propozim-vendimi i Qeverisë se Kosovës për këtë çështje do të shqyrtohet të shtunën në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të shqyrtohet dhe miratohet edhe projekt-buxheti për vitin 2019.

Sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, Rafuna tha se kanë pasur të drejtë vetëm deri më 31 janar që të bëhet ndarja buxhetore dhe se tani janë duke pritur që në seancën e së shtunës të miratohet vendimi për lejimin e ndarjeve buxhetore ose të votohet projekt-buxheti 2019.

“Në fakt për sot nuk kemi asnjë pagesë në pritje. Në rast se votohet vendimi të shtunën, atëherë hyn në fuqi ditën e hënë dhe nuk paraqet asnjë pengesë në mënyrën e bërjes së pagesave. Ne, me kohë, kemi arritur t’i ekzekutojmë të premten të gjitha pagat për të gjithë shërbyesit që marrin nga buxheti i shtetit”, tha Rafuna.

Nëse nuk votohet vendimi, Rafuna tha se Ministria e Financave nuk mund të veprojë në mënyrë të kundërligjshme, pa e pasur autorizimin ose buxhetin e miratuar.

Kosova ka hyrë në vitin 2019 pa buxhetin e miratuar nga Kuvendi. Buxheti i Kosovës, sipas projektimit aktual, parashihet të jetë 2.3 miliardë euro dhe si i tillë është miratuar në parim në Kuvendin e Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja