Messi nuk luan në El Classico?

Klubi i Barcelonës ka marrë një lajm jo të mirë, pas barazimit në shtëpi me Valencia (2 – 2). Në këtë ndeshje, si gjithmonë lojtari i ndeshjes ishte fituesi i pesfishtë i Topit të Artë, Lionel Messi. Messi u tregua edhe njëherë shpëtimtari i Barcelonës, duke shënuar dy gola, për marrë një pikë ndaj Valencias. […]
Në këtë ndeshje, si gjithmonë lojtari i ndeshjes ishte fituesi i pesfishtë i Topit të Artë, Lionel Messi. Messi u tregua edhe njëherë shpëtimtari i Barcelonës, duke shënuar dy gola, për marrë një pikë ndaj Valencias.
Sulmuesi argjentinas u ankua në një lëndim gjatë minutën së 70-të pas një dueli me lojtarin e Valencias, Antonio Lato.
Raportet e para janë se Messi ka pësuar një lëndim të lehtë, por që ky lëndim mund të jetë më serioz, në rast se nuk trajtohet siç duhet.
Ky lëndim mund të bëjë që Messi të mungojë në ndeshjen e parë të Copa del Rey ndaj Real Madridit.
Barcelona dhe Real Madridi do të luajnë El Clasicon e parë me datë 6 shkurt (e mërkurë), ndërsa drejtuesit e klubit katalunas shpresojnë në raporte pozitive mjekësore gjatë këtyre ditëve.












