Messi i pamjaftueshëm për Barcelonën, ndalet në shtëpi (VIDEO)

Barcelona ka barazuar me rezultat 2-2 ndaj Valencias në ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou në kuadër të javës së 22-të në La Liga. Skuadra e Ernesto Valverdes është ndalur me barazim nga Valencia pas shtatë fitoreve radhazi në kampionat. Pjesa e parë u karakterizua me lojë më të mirë të katalunasve, por ishin mysafirët […]

Skuadra e Ernesto Valverdes është ndalur me barazim nga Valencia pas shtatë fitoreve radhazi në kampionat.

Pjesa e parë u karakterizua me lojë më të mirë të katalunasve, por ishin mysafirët që shënuan dy gola, kundrejt vetëm një të vendasve.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 24-të dhe ishte Kevin Gameiro, i cili shënoi për epërsinë 0-1.

Valencia arriti të befasojë Barcelonën duke gjetur edhe golin e dytë me anë të Dani Parejo (32′), që ishte i saktë nga pika e bardhë për 0-2.

Barcelona arriti të kthehet në lojë në minutën e 39-të dhe ishte Lionel Messi që shënoi gjithashtu nga pika e bardhë për të ngushtuar epërsinë në 1-2.

Në pjesën e dytë ishte përsëri Barcelona që luajti dhe krijoi raste më shumë, por nuk arriti më shumë se një gol për një barazim.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 64-të dhe ishte përsëri Messi, i cili me një supergol shënoi për 2-2 dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar.

Pas këtij barazimi, Barcelona ka 50 pikë në vendin e parë, ndërsa Valencia në vendin e shtatë me 30 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Blaugranët udhëtojnë te Athletic Bilbao, ndërsa Los Che e presin Real Sociedadin

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova