Mesazhet moralizuese që i shpërndante polici që shfrytëzoi si skllave seksi 16 vjeçaren nga Drenasi

Lajmi për nxënësen 16 vjeçare nga Drenasi, e cila kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj për marrëdhënie seksuale, por në vend të ndihmës kishte gjetur një abuzues edhe me të keq, ka tronditur të gjithë – raporton Periskopi. Sot në media u raportua se, polici i cili ishte ngarkuar për të […]
Sot në media u raportua se, polici i cili ishte ngarkuar për të hetuar rastin dhe këtë e kishte përdorur duke e shfrytëzuar seksualisht të miturën është Vesel Veseli.
Por, kush do ta besonte se i njëjti polic, i cili ngarkohet me akuza për dhunim seksual të një të miture, dikur moralizonte nëpër rrjete sociale.
Më 2014, ai shpërndante fotografi nëpër rrjete sociale me mesazhe moralizuese, në të cilat ngriheshin shqetësime për kohën në të cilën po jetojmë.
Në njërin prej tyre, shkruhej se ka ardhur një kohë kur mjekët po e shkatërrojnë shëndetin, avokatët po e shkatërrojnë drejtësinë, Fakultet po e shkatërrojnë Dijen, Qeveritë po e shkatërrojnë Lirinë, Religjionet po e shkatërrojnë Moralin, Bankat po e shkatërrojnë Ekonominë, e gazetarët po e shkatërrojnë Informimin.
Por, askund nuk përmendej një fjalë e vetme për zyrtarët policor, pjesë e të cilit grup ishte ai.

Dhe tani, mund të themi se kush do ta besonte se do të vinte koha që në vend do duhej raportuar, po ndodhte abuzimi – madje ai më i rëndi, seksual.
Insajderi gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se si hetuesi Vesel Veseli, pasi ia kishte marrë deklaratën të mitures, nën kërcëni dhe shantazh e kishte detyruar të bënte seks me të.
Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatzënë. Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut, Fehmi Ahmeti në Prishtinë.
Historia e dhunës ka marrë fund të martën kur hetuesi është arrestuar.
Vesel Veseli, si zëvendësshef i hetimeve në Drenas, kishte marrë mirënjohje nga eprorët e tij për punë të mirë si polic i Kosovës./PERISKOPI












