KMDLNJ viziton Burdushin, ky iu thotë se është viktimë e politikës

KMDLNJ viziton Burdushin, ky iu thotë se është viktimë e politikës

Zyrtarë të KMDLNj, Qendra Rajonale në Prizren, të marten kanë vizituar Hysri Peqanin-Burdushin, në Qendrën e ndalimit në Prizren. I njohur si Burdushi ka hyrë në grevë tash e 48 orë ndërsa sipas drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Hamit Ademaj, ndaj Hysri Peqanit, janë duke u zbatuar gjithë rregullat e parapara në të […]

Zyrtarë të KMDLNj, Qendra Rajonale në Prizren, të marten kanë vizituar Hysri Peqanin-Burdushin, në Qendrën e ndalimit në Prizren.

I njohur si Burdushi ka hyrë në grevë tash e 48 orë ndërsa sipas drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Hamit Ademaj, ndaj Hysri Peqanit, janë duke u zbatuar gjithë rregullat e parapara në të tilla raste, duke qenë në vëzhgim permanent, njofton Klan Kosova.

Ai, është në gjendje stabile dhe jemi duke e përcjellur gjendjen e tij shëndetësore, duke qëndruar i vetëm në qeli, ashtu siç edhe parashihet në të tilla raste’, ka thënë ai.

Ndërkaq, punëtori social, po ashtu ka pohuar se e ka takuar dhe këshilluar të njëjtin (Burdushin) për ndërprerje të grevës, por ai akoma vazhdon të jetë në grevë.

Gjatë takimit/vizitës që i bëri KMDLNJ-ja, Burdushi ka pohuar se është i indinjuar me sjelljen, përkatësisht zvarritjen e procesit dhe greva në këtë rast s’ka të bëjë me trajtimin në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, për të cilët thotë: ‘se janë shumë korrektë dhe i falënderon menagjmentin dhe oficerët korrektues, personelin e stafin mjekësor, për trajtim shumë të mirë’.

Siç thotë KMDLNj, ai ka vërejtje në zvarritjen e procesit nga Prokuroria e Shtetit dhe për këtë ka hyrë në grevë, deri në realizimin e të drejtës për gjykim të shpejt e të drejtë, duke konsideruar veten të pafajshëm.

Nga ana e vetë KMDLNj i ka kërkuar Burdushit, që të ndërpresë grevën, ngase me këtë vetëm mund të dëmtojë shëndetin. Ndërsa, sa i takon adresimeve për zvarritje nga Prokuroria, kjo s’është në mandatin e KMDLNJ-së.

Gjatë kësaj vizite, Hysri Peqani, ka konfirmuar për KMDLNJ-në se në asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk ndien se po diskriminohet në baza etnike.

‘’Kjo është e pavërtetë që ka dalë, nuk e di nga kush. Unë, këtë asnjëherë se kam thënë dhe as që e them. Unë, jam i martuar me shqiptare. Kjo nuk është e vërtetë, se ka prapavijë etnike’’.

‘’Thjeshtë po mbahem padrejtësisht dhe këtë dua sa më parë ta dëshmojë para drejtësisë, se jam thjeshtë viktimë e politikës’’.

Hysri Peqani u arrestua më 16.11.2018 në shtëpinë e tij në Prizren.

Policia gjatë bastisjes (ka bastisur dy shtëpitë e tij) ka marrë me vete materiale si: DVD, incizime tjera, ka konfiskuar kamerat, hard disqe si dhe tri vetura pronë e tij dhe familjes, të markave: Ronger, Audi e Reno.

Ai, ka thënë se veprimtaria e tij është legale, mjekësi sociale (85/14), këshillëdhënëse, nga e cila posedon dokumentacionin për trajtimin e secilit që ka kërkuar ndihmë tek ai, njofton Klan Kosova

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj