Gjimshiti, muri tetëmilionësh i Atalantës që ndali Icardin dhe Ronaldon

Gjimshiti, muri tetëmilionësh i Atalantës që ndali Icardin dhe Ronaldon

Kur Gasperini e zgjodhi Berat Gjimshitin si titullar në disa ndeshje në fillim të sezonit dukej një bast i rrezikshëm. Djaloshi në verë ishte një i panjohur, por kush e pa nga afër kuptoi tek ai dëshirën për të punuar, për të kaluar limitet dhe për t’u përmirësuar. I aftë që në harkun kohor të […]

Kur Gasperini e zgjodhi Berat Gjimshitin si titullar në disa ndeshje në fillim të sezonit dukej një bast i rrezikshëm.

Djaloshi në verë ishte një i panjohur, por kush e pa nga afër kuptoi tek ai dëshirën për të punuar, për të kaluar limitet dhe për t’u përmirësuar.

I aftë që në harkun kohor të pak ditëve të “anulojë” dhe të markojë lojtarë si Mauro Icardi apo Cristiano Ronaldo. Në ndeshjen e kampionatit kundër Juventusit shënoi një autogol, të cilin sa herë e sheh qesh… Por profesionalizmi dhe shpirti prej luftëtari e kanë ndihmuar që të kalojë çdo moment vështirësie dhe të arrijë majat.

Ashtu siç ndodhi pikërisht ndaj Juventusit. Sërish rivali që e detyroi të shkaktonte penallti. Por, në Kupën e Italisë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte transformuar. Ishte lideri i mbrojtjes dhe udhëhoqi ekipin në fazën defensive. Dukej sikur kishte luajtur një jetë në mes të Toloit dhe Palominos, aq sa shumë të tjerë harruan që Gasperini kishte në stol edhe një mbrojtës si Mancini.

Muri shqiptar- Ndaj “Zonjës së Vjetër” në çerekfinalet e Kupës bëri një ndeshje në limitet e perfeksionit. Markoi mjaft mirë Cristiano Ronaldon, por nuk u driblua kurrë gjatë 90 minutave, edhe pse përballë kishte jashtëtokësorët si CR7, Paulo Dybala dhe lojtarë të tjerë si Bernardechi, Duglas Costa, etj.

Nuk humbi asnjë duel dhe kishte saktësi pasimesh 82%. Një lajm i mirë për Christian Panucci dhe Kombëtaren shqiptare. Me performancat e shkëlqyera në Serinë A dhe në Kupë, mbrojtësi kuqezi ka arritur të shtojë edhe vlerën e tij në treg.

Sipas “Gazzeta Dello Sport”, ai është një nga futbollistët e Atalantës që ka pësuar rritje. U transferua si lojtar pa kontratë nga Zyrihu, ndërsa tani kartoni i tij kushton 8 milionë euro. Në ditët e fundit qarkullon lajmi se Interi ka shfaqur interes për shqiptarin dhe e sheh si zëvendësuesin ideal të Mirandës apo Ranokias.

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova