“Familja e Salas e dinë se ai është i vdekur, ata vetëm duan t’ua kthejmë trupin”

“Familja e Salas e dinë se ai është i vdekur, ata vetëm duan t’ua kthejmë trupin”

David Mearns, oqeanografi dhe drejtuesi i kërkimeve për aeroplanin me të cilin po udhëtonte Emiliano Sala dhe piloti David Ibbotson, ka thënë familjarët e të dy personave e dinë se ata veçse janë të vdekur. Piper Malibu, lloji i aeroplanit me të cilin po udhëtonte Sala nga Nantes në Cardiff, u gjet të dielën në […]

David Mearns, oqeanografi dhe drejtuesi i kërkimeve për aeroplanin me të cilin po udhëtonte Emiliano Sala dhe piloti David Ibbotson, ka thënë familjarët e të dy personave e dinë se ata veçse janë të vdekur.

Piper Malibu, lloji i aeroplanit me të cilin po udhëtonte Sala nga Nantes në Cardiff, u gjet të dielën në fundin e detit, afër ishullit Guernsey.  Oqeanografi dhe shkencëtari, David Mearns, i cili i ka drejtuar kërkimet për këtë aeroplan, ka bërë të ditur se ata kishin kërkuar për disa orë radhazi para se ta gjenin aeroplanin.

Dje u raportua se Dega e Hetimit për Aksidente Ajrore e kishte gjetur një trup në pjesët e aeroplanit që ishte zhdukur. Megjithatë, ende nuk dihet nëse trupi është i Salas apo i pilotit David Ibbotson.

“Ajo që familjarët e dinë për momentin është se që të dy [Sala dhe Ibbotson] kanë vdekur dhe ata vetëm duan që ne t’ua rikthejmë trupat. Gjëja më e rëndësishme janë trupat”, ka thënë Mearns.

“Rikthimi i trupave është gjëja më e rëndësishme për të dy familjet. Aeroplani është punë tjetër, ne duam ta nxjerrim atë nga deti vetëm se në këtë mënyrë mund ta kuptojmë arsyen e rrëzimit”.

“Ajo që e di unë është se ne e kemi vetëm një trup për momentin, vetëm kaq di unë. Ata tentuan ta nxjerrin trupin gjatë natës dhe e di se nuk e patën aspak të lehtë”.

Sala dhe aeroplani me të cilin po udhëtonte, Piper Malibu, u zhdukën gjatë rrugës nga Nantes në Cardiff, më 21 janar. Policia Guernsey e përfundoi kërkimin të enjten, më 24 janar, pasi nuk gjeti asnjë gjurmë pas tri ditësh kërkime./Periskopi/

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova