​Mësuesit klasor të pakënaqur, paralajmërojnë largimin nga SBASHK-u

​Mësuesit klasor të pakënaqur, paralajmërojnë largimin nga SBASHK-u

Një ditë pasi SBASHK-u arriti marrëveshje me Qeverinë për koeficientin e pagave, kanë reaguar edhe disa mësimdhënës të klasave fillore të ulëta, të cilët janë shprehur të pakënaqur dhe kanë paralajmëruar largimin nga kjo sindikatë. Në grupin “Mësimdhënia në Kosovë” një mësuese ka propozuar largimin nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, raporton […]

Në grupin “Mësimdhënia në Kosovë” një mësuese ka propozuar largimin nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, raporton KosovaPress.

“O mësues të klasave 1-5, juve që nuk iu barazuan me mësimdhënësit lëndor, a jeni që t’ia kthejmë shpinën SBASHK-ut? Neve nuk na përfaqësoi dinjitetshëm”, ka shkruar ajo.

Mësuesja në fjalë (emër i njohur për redaksinë) ka gjetur përkrahje nga shumica e kolegëve të saj, të cilët janë shprehur pro largimit nga SBASHK-ut.

“Duhet të largohem menjëherë nga sindikata”, “Unë jam për largim nga kjo sindikatë”, “Jemi të pajtimit”, “Po, edhe atë në afat sa më të shpejt”, “Kjo është marre çka kanë bërë”, “Që nesër do të largohem”, “Çka na duhet kjo sindikatë më”, janë vetëm disa nga komentet që iu janë përgjigjur propozimit për largim nga SBASHK-u.

Por ajo çka bie në sy nga komentet e tyre, janë gabimet e shumta drejtshkrimore të mësuesve.

Përndryshe, SBASHK-u e ndërpreu grevën pas tri jave, pas marrëveshjes për rritje të koeficienit të pagave për rreth 20 përqind.

Përfaqësues të SBASHK-ut këmbëngulnin që nuk do të tërhiqen nga greva nëse qeveria nuk ua rritë koeficientin për 30 përqind, por tash, kur ata nuk e mbajtën fjalën e tyre, thanë se po e bëjnë për hir të nxënësve.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit