Çmendura e afatit të janarit: Ekipi turk transferon për 2 orë, 22 futbollistë

Çmendura e afatit të janarit: Ekipi turk transferon për 2 orë, 22 futbollistë

Elazigspor, klub që luan në kategorinë e dytë të futbollit turk, ka vendosur një rekord të ri duke nënshkruar me 22 lojtarë në më pak se dy orë në ditën e fundit të afatit kalimtar. Elazigspor e realizoi një gjë të tillë pas mbylljes me sukses të negociatave me Federatën Turke të Futbollit, që kishte […]

Elazigspor e realizoi një gjë të tillë pas mbylljes me sukses të negociatave me Federatën Turke të Futbollit, që kishte ndaluar klubin të bënte përforcime.

Pavarësisht kohës së paktë në dispozicion, ata kanë arritur të marrin në ekip 22 fytyra të reja: 12 blerje dhe 10 huazime. “Dua të falënderoj të gjithë ata që e bënë të mundur realizimin e këtij operacioni”, ka thënë ish-presidenti i Elazigspor, Selcuk Ozturk.

“Kemi zhvilluar njëkohësisht negociata me federatën për heqjen e bllokimit të blerjeve dhe me lojtarët që donim të merrnim. Pasi morëm dritën jeshile nga federata, kemi arritur të kontaktojmë lojtarët dhe t’i marrim brenda 2 orëve”.

Gjithashtu, Elazigspor është në kërkim të një trajneri të ri pas shkarkimit të Orhan Kaynak.

Cengizhan Akgun, Ahmet Sabri Fener, Serge Akakpo, Emrah Gur, Abdulkadir Kayali, Muhammed Ildiz, Dersim Sahan Kaynak, Boubacar Traore, Gokhan Akkan, Mustafa Eskihellac dhe Nuh Naci Kırlankocoglu kanë nënshkruar për një vit e gjysmë me klubin.

Bakemenga, Emir Gokce, Murat Ceylan, Ahmet Burak Solakel, Kadir Bekmezci, Rustu Hanli, Serdar Ozbayraktar, Tufan Kelleci, Yigitcan Erdogan, Diallo dhe Georgiadis janë marrë me formulën e huazimit deri në fund të sezonit.

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin