90 vjeçari që refuzon ta braktis fshatin: E mbaj në mend luftën si dhe 40 vjet kam kënduar me sharki

90 vjeçari që refuzon ta braktis fshatin: E mbaj në mend luftën si dhe 40 vjet kam kënduar me sharki

Është ndër më të moshuarit në gjashtë fshatra përreth. 90 veçarit, i cili jeton në shtëpi i vetëm mes maleve të fshatit, i bën shoqëri vetëm gurgullima e ujit të lumit që ka pranë. Hetem Halili, nga fshati Keçekollë, ka thënë se nuk do të largohet nga ky vend, pavarësisht që familja e tij, tashmë […]

Është ndër më të moshuarit në gjashtë fshatra përreth. 90 veçarit, i cili jeton në shtëpi i vetëm mes maleve të fshatit, i bën shoqëri vetëm gurgullima e ujit të lumit që ka pranë.

Hetem Halili, nga fshati Keçekollë, ka thënë se nuk do të largohet nga ky vend, pavarësisht që familja e tij, tashmë e një kohë të gjatë që  janë shpërngulur.

Këtu jam lindur, këtu jam rritur, këtu jam plakur. Edhe lufta kur ka qenë unë nuk jam larguar nga ky vend. Këtu kam jetuar. Mirë kaloj, por po më pengon që nuk po kam me kë të bëj bisedë. Kam televizionin e ai nuk po ma prish hiq qejfin. Deri të vdes nuk do ta lëshojë këtë vend”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Hetem Halili.

Me opingat e tij prej lëkure, dhe me shkopin që mbështetet në të, ai shetit përreth oborrit të tij, duke kujtuar kohën kur ishte i ri.

Vendlindja i sjell kujtime të mira atij,  por as vështirësitë nuk i kishin munguar përgjatë këtyre viteve.

“Kam punuar vet tokën, kam pasur traktorin. E mbaj në mend luftën edhe kur ka qenë gjermanët këtu. Madje kam qenë i plagosur”, shprehet më tej i moshuari.

Plaku vetullbardhë, ndonëse i shtyrë në moshë, përveç punëve të shtëpisë,  sot ai arrin të kujdeset edhe për 200 pemë që i ka të mbjella afër shtëpisë së tij.

Përveç profesioneve të shumta që kishte pasur, ai për 40 vite kishte kënduar në dasma, me sharkinë që e mban edhe sot.

Ai ka thënë se ato kanë qenë vitet më të mira të tij.

“40 vjet kam kënduar me sharki edhe kam pas shumë sukses. Në Gollak kam qenë më i zoti nga të gjithë. Por pleqëria më ka rrëzuar”, rrëfen Halili.

Jeta në fshat e kishte kalitur paksa, por jo edhe për t’ia humbur dashurinë për të.

Plaku i urtë, e fjalë pak, mes nostalgjisë për të kaluarën, ka thënë se ajri i këtij vendi e ka mbajtur.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot