53-vjeçari dyshohet se bëri vetëvrasje në liqenin e Livoqit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje tjera rreth vdekjes së dyshimtë të një 53 – vjeçari në Gjlan, i cili u gjet pa shenja jete në liqenin e Livoqit. Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani ka treguar për Periskopin se dyshimet janë se personi në fjalë ka bërë vetëvrasje. ‘’Policia e Kosovës ështê […]
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani ka treguar për Periskopin se dyshimet janë se personi në fjalë ka bërë vetëvrasje.
‘’Policia e Kosovës ështê njoftu mbramë rreth orës 18:00 se një veturê e hapur gjendet pran Pendës së fshatit Livoq i Eperm. Policia e Kosovēs me urgjencë ka dalë ne vendin e ngjarjes, nga indicjet e para ka pas dyshime se personi mundë të ketë rën në liqen. Janë thirrë njësitet e hetimeve rajonale, bashkë me prokurorin e shtetit,si dhe njësitet e kërkim shpêtimit të FSK-së. Për shkak të kushteve jo të pêrshtatëshme errsirê e thell janê nderprer kërkimet, për të filluar sot nga orët e hershme të mengjezit. Njësitet e kërkim shpëtimit të FSK-se rreth orës 10:25 kanë arritur ta nxjerrin nga vendi ku dyshohej se ishte fundosur trupi i pa jetë i personit Shqiptar shtetas i Kosovës, (1966), me banim në Gjilan, që dyshohet të ketë bërë vetëvrasje duke rënê në ujrat e liqenit.’’, tha Hashani për Periskopin.
Tutje ai ka treguar se Prokurori i shtetit ka urdhëruar që për momentin rasti të cilësohet “vdekje e dyshimtë”, gjersa trupi i pa jetë të dērgohet për obduksion nê IML në Prishtinê.
Policia e Kosovēs njēsitet e hetimeve rajonale janë duke hetuar pêr rrethanat e këti rasti të rëndë./Periskopi/












