Zyrtare: Shtyhet 30 minuta debutimi i Gattusos me Napolin, arsyeja është e pazakontë

Ndeshja Napoli-Parma është shtyer për 30 minuta pas dëmtimeve që i janë bërë çatisë së “San Paolos”, dhe takimi tash fillon nga ora 18:00. Përballja në kuadër të javës së 16-të në Serie A fillimisht ishte vendosur të fillonte nga ora 18:00, transmeton Periskopi. Stuhitë e frikshme dhe erërat gjatë natës kanë shkaktuar dëme në […]
Përballja në kuadër të javës së 16-të në Serie A fillimisht ishte vendosur të fillonte nga ora 18:00, transmeton Periskopi.
Stuhitë e frikshme dhe erërat gjatë natës kanë shkaktuar dëme në çatinë e stadiumit.

Autoritetet lokale kanë qenë duke punuar për ta stabilizuar strukturën dhe të shikojnë për dëmtime tjera potenciale në çati.
Sidoqoftë, tashmë është konfirmuar se takimi është shtyer për 30 minuta.
Përndryshe, kjo do të jetë ndeshja e parë ku Gennaro Gattuso do ta drejtojë Napolin si trajner i ri, pas shkarkimit të Carlo Ancelottit./Periskopi.com/












