Zyrtare: Bernard Berisha nënshkruan me klubin

Ylli i Kombëtares kosovare, Bernard Berisha ka nënshkruar kontratën e re me klubin çeçen Akhmat Grozny. Marrëveshja e re e mbanë atë të lidhur me Groznyn deri në vitin 2023, raporton Periskopi. “Në një të ardhme të afërt, kontrata me Bernard Berishën do të rinovohet. Kemi arritur një akord për të firmosur për 3 vite”, […]
Ylli i Kombëtares kosovare, Bernard Berisha ka nënshkruar kontratën e re me klubin çeçen Akhmat Grozny.
Marrëveshja e re e mbanë atë të lidhur me Groznyn deri në vitin 2023, raporton Periskopi.
“Në një të ardhme të afërt, kontrata me Bernard Berishën do të rinovohet. Kemi arritur një akord për të firmosur për 3 vite”, kishte thënë drejtori i përgjithshëm i Akhmat, Akhmed Ajdamirov pak më herët.
E ajo e ardhme e afërt doli të jetë sonte, me lojtarin që ka siguruar të ardhmen edhe për disa vite. /Periskopi.com/
Бернард Бериша подписал новый контракт с ФК «Ахмат» на 3 года ?????? pic.twitter.com/GdVY1XWXb4
— FC Akhmat Grozny (@akhmatgrozny) December 6, 2019












