Xhaka merr një lajm të mirë nga trajneri Arteta

Një çështje që pret zgjidhje këtë merkato janari është edhe ajo e Granit Xhakës te Arsenali. Për mesfushorin shqiptar së fundmi shfaqi interes klubi gjerman i Hertha Berlin të cilët ishin të gatshëm për të paguar kartonin e Xhakës. Një lëvizje e tillë e kapi në befasi klubin e Arsenalit të cilët mendonin se transferimi […]
Për mesfushorin shqiptar së fundmi shfaqi interes klubi gjerman i Hertha Berlin të cilët ishin të gatshëm për të paguar kartonin e Xhakës.
Një lëvizje e tillë e kapi në befasi klubin e Arsenalit të cilët mendonin se transferimi i Xhakës do të ishte disi më i vështirë.
Megjithatë sëfundmi për të ardhmen e mesfushorit ka folur vetë trajneri i ri i Arsenal Mikel Arteta.
Siç raporton The Guardian, Arteta kërkon që Xhaka të qëndrojë në Londër me klubin londinez pavarësisht ofertave nga Gjermania.
Arteta gjithashtu ka deklaruar se Xhaka ka qenë një nga objektivët kryesor në kohën kur ishte ndihmës i Guardiolës tek Manchester City.
Në atë kohë mesfushori shqiptar mund të kishte përfunduar tek Manchester City, por londinezët u treguan më të shpejtë.













