Watfordi shkel Man.Unitedin, fiton 2-0 si ndaj një ekipi të vogël

Watfordi e ka mposhtur Manchester United me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 18-të të Serie A. Forma e luhatshme e Djajve të Kuq shpeshherë ka shkaktuar befasi, ashtu sikurse ditën e sotme. Ndeshja u vendos me dy golat e vendasve në pjesën e dytë, me Ismaila Sarr (50’) që shënoi golin e parë […]
Watfordi e ka mposhtur Manchester United me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 18-të të Serie A.
Forma e luhatshme e Djajve të Kuq shpeshherë ka shkaktuar befasi, ashtu sikurse ditën e sotme.
Ndeshja u vendos me dy golat e vendasve në pjesën e dytë, me Ismaila Sarr (50’) që shënoi golin e parë falë edhe një gabimi të De Gea.
Katër minuta më vonë Troy Deeney (54’) realizoi nga pika e bardhës për rezultatin final të takimit.
Me këtë humbje, Manchester United është në pozitën e tetë me 25 pikë, ndërsa Watford mbetet e fundit me 12 pikë.
/Periskopi/












