VIDEO HD: Ja se si u poshtërua Milani 5-0 nga Atalanta

Milani u mposht në Bergamo me rezultat 5-0 nga Atalanta, e cila pas kësaj fitoreje i ikë ekipit kuq-e-zi me 10 pikë. Papu Gomez e pranoi topin në krahun e majtë të fushës, diku 70 metra larg portës së Milanit. Në atë moment, Gigi Donnarumma po ecte duke e përcjellë aksionin, por duke mos ia […]
Papu Gomez e pranoi topin në krahun e majtë të fushës, diku 70 metra larg portës së Milanit. Në atë moment, Gigi Donnarumma po ecte duke e përcjellë aksionin, por duke mos ia marrë mendja se pas pak sekondash lojtari me topin në këmbë do t’ia ngulte topin në rrjetë.
Ishte Andrea Conti, ish futbollisti i Atalantas, ai i cili u kalua me lehtësi nga Gomez, i cili thjesht e lëshoi goditjen e fuqishme dhe çështja e fituesit u krye, shkruan Periskopi.
Pas këtij rasti, Mario Pashaliq pati rast të mirë duke e goditur shtyllën.
I njëjti në pjesën e dytë e bëri rezultatin 2-0 pasi e devijoi topin e goditur nga Gosens.

Po Pashaliqi, e bëri një asistim të mirë drejt Josip Iliqiqit i cili shënoi për 3-0 pasi e zvarriti paksa mbrojtjen e Milanit.
Goli i katërt ishte një perlë e vërtetë, por që tregonte edhe mos-organizimin e mbrojtjes së Milanit. Papu Gomez i gjuajti topin z.Josip Iliqiq, i cili e shënoi një gol spektakolar. 4-0.
Atalanta e Gasperinit e bëri një super-aksion tjetër me anë të Robin Gosens dhe Timothy Castagne, por Donnarumma mbrojti gjuajtjen nga afërsia.
Për 5-0 shënoi Luis Muriel, i cili shfrytëzoi gabimin e radhës nga shtatë herë kampioni i Ligës së Kampionëve. /Periskopi












