Vazhdon horrori i portierit 17-vjeçar të Genkut, shkakton penallti katastrofale dhe pëson gol

Portieri 17-vjeçar i Genkut, Maarten Vandervoordt fitoi vëmendje të madhe para ndeshjes kundër Napolit, pasi u bë lojtari më i ri në histori të Champions Leagues që starton një ndeshje – 17-vjeç e 9 muaj, shkruan Periskopi. Mirëpo, ai sigurisht se tani shpreson të mos e kishte marrë fare këtë vëmendje, pasi ka pësuar tre […]
Portieri 17-vjeçar i Genkut, Maarten Vandervoordt fitoi vëmendje të madhe para ndeshjes kundër Napolit, pasi u bë lojtari më i ri në histori të Champions Leagues që starton një ndeshje – 17-vjeç e 9 muaj, shkruan Periskopi.
Mirëpo, ai sigurisht se tani shpreson të mos e kishte marrë fare këtë vëmendje, pasi ka pësuar tre gola brenda vetëm 38 minutave lojë.
Pasi bëri një gabim të tmerrshëm në golin e parë, ai shkaktoi një penallti për golin e tretë të cilin e konkretizoi Milik, që kompleton hat-trickun sonte.












