Valverde: Ishte e vështirë, nuk mund t’i bënim ballë presingut të tyre

Ernesto Valverde ka dhënë komentet e tij pas barazimit me Real Sociedad. Trajneri i Barcelonës, Valverde, ka thënë se skuadra e tij e pati të vështirë t’i bënte ballë presingut të vendasve. Ai ndër të tjerash ka komentuar edhe situatën e dyshimt për penallti, që ndodhi në minutën e fundit të ndeshjes. “Penalltitë? E para, […]
Ernesto Valverde ka dhënë komentet e tij pas barazimit me Real Sociedad.
Trajneri i Barcelonës, Valverde, ka thënë se skuadra e tij e pati të vështirë t’i bënte ballë presingut të vendasve.
Ai ndër të tjerash ka komentuar edhe situatën e dyshimt për penallti, që ndodhi në minutën e fundit të ndeshjes.
“Penalltitë? E para, nuk e di se çfarë ndodhi… mendova se ishte një lojë me dorë. Të fundën duhet ta shoh më mirë. I thash gjyqtarit të katërt që ta kontrollonte” ka thënë Valverde, transmeton lajmi.net.
“Loja ishte e vëshitrë, e rëndë.. ishte e vështirë për ne që të përballonim presingun e tyre dhe ata na dëmtuan kur kishin topin” shtoi trajneri spanjoll.
“Nëse them se merituam penallti dhe Real nuk meritoi, jam i sigurt se trajneri i tyre do të thoshte të kundërtën” ishin fjalët e Valverde.
Barcelona tashmë i jep mundësi Real Madridit që të marrë kreun e tabelës, një ndeshje para El Clasicos.












