Valon Behrami kthehet në Seria A, kjo është skuadra

Valon Behrami do të kthehet në Itali. Pas Veronës, Lazios, Fiorentinës, Napolit dhe Udineses, zvicerani do të kthehet të luajë në Serie A sërish, tani te Genoa. Për të një fillim i sezonit e pa në skuadrën e Sion, por pas dy muajsh dhe vetëm katër ndeshjeve të zhvilluara kontrata u ndërpre, përcjell lajmi.net. Tani […]
Pas Veronës, Lazios, Fiorentinës, Napolit dhe Udineses, zvicerani do të kthehet të luajë në Serie A sërish, tani te Genoa.
Për të një fillim i sezonit e pa në skuadrën e Sion, por pas dy muajsh dhe vetëm katër ndeshjeve të zhvilluara kontrata u ndërpre, përcjell lajmi.net.
Tani mundësia për t’u rikthyer në fushë. Sot zhvilloi stërvitjen e parë nën urdhërat e Nicola, i cili tashmë e kishte nën urdhëra atë në Udinese dhe është një lojtar që e dëshiron fort.
Kështu që Behrami do t’i nënshtrohet nesër testeve mjekësore, ku do të nënshkruajë një kontratë deri në qershor.
Për të mbetet rikthim në Genoa, skuadra që e solli atë në Itali pas përvojës në Lugano. Ai luajti 24 ndeshje me Rossoblët në sezonin 2003/2004, përpara se të huazohej te Verona dhe më pas të kalonte te Lazio.












