Vaksinat u vonuan shumë, 10 mijë qytetarë janë prekur nga gripi

Vaksinat u vonuan shumë, 10 mijë qytetarë janë prekur nga gripi

Me një vonesë prej dy muajsh institucionet publike shëndetësore në vend janë furnizuar me vaksina, të cilat merren për t’u mbrojtur nga gripat. Vetëm pasi rreth 10 mijë qytetarë u prekën nga gripi, Ministria e Shëndetësisë filloi furnizimin me këto vaksina. Për më pak se dy muaj rreth 10 mijë qytetarë vlerësohet se janë prekur […]

Me një vonesë prej dy muajsh institucionet publike shëndetësore në vend janë furnizuar me vaksina, të cilat merren për t’u mbrojtur nga gripat. Vetëm pasi rreth 10 mijë qytetarë u prekën nga gripi, Ministria e Shëndetësisë filloi furnizimin me këto vaksina.

Për më pak se dy muaj rreth 10 mijë qytetarë vlerësohet se janë prekur me gripin sezonal në Kosovë, derisa mbi 1 mijë e 500 janë prekur me infeksione respiratore akute. Për t’u mbrojtur nga gripi sezonal çdo vit qytetarëve u është bërë thirrje nga institucionet e shëndetësisë të vaksinohen.

Por këtë vit, ndonëse ka pasur kërkesa për t’u vaksinuar, në këto institucione kanë munguar vaksinat, andaj edhe qytetarët nuk kanë mundur të marrin masën kryesore për t’u mbrojtur nga gripi, i cili çdo vit prek mijëra qytetarë, shkruan tutje “Zëri”.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe për Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, vaksinat kundër gripit sezonal duhet të merren deri në fund të tetorit, por në Kosovë furnizimi me këto vaksina është bërë dy muaj me vonesë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë furnizimin me 100 mijë vaksina kundër gripit më 7 dhjetor të këtij viti.

 

 

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve