Turqia do të rrisë mbështetjen ushtarake për Libinë

Turqia do të rrisë mbështetjen e saj ushtarake për qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Libisë nëse është e nevojshme dhe do të vlerësojë opsionet e tokës, ajrit dhe detit, tha sot presidenti Recep Tayyip Erdogan, pasi të dy palët nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak muajin e kaluar. Ankara zyrtare mbështet Qeverinë e Marrëveshjes Kombëtare (QMK) […]
Ankara zyrtare mbështet Qeverinë e Marrëveshjes Kombëtare (QMK) të Fayez Seraj (Libyan Jamahiriya Arabe) në Libi dhe tashmë ka dërguar furnizime ushtarake për QMK pavarësisht embargos së armëve të Kombeve të Bashkuara, sipas një raporti nga ekspertët e OKB muajin e kaluar, raporton Reuters.
Turqia gjithashtu tha se mund të vendosë trupa në Libi nëse QMK bën një kërkesë të tillë.
Qeverinë e Marrëveshjes Kombëtare (QMK) ka muaj që po lufton në ofensivën e forcave të Khalifa Haftar në lindje. Forcat e Haftarit kanë marrë mbështetje nga Rusia, Egjipti, Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Muajin e kaluar, Turqia dhe QMK nënshkruan një marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit ushtarak dhe një marrëveshje të veçantë të kufirit detar, i cili zemëroi Greqinë.
Ndërsa Greqia pretendon se marrëveshja shkel ligjin ndërkombëtar, Turqia mohon pretendimet, duke deklaruar se synon të mbrojë të drejtat e saj në Mesdheun lindor. Erdogan tha sot se Turqia “absolutisht” nuk do të tërhiqet nga marrëveshja me Libinë.












