Tri klube të njohura po e përcjellin nga stadiumi sonte shpërthimin e Muriqit: Transferimi i paevitueshëm

Vedat Muriqi po vazhdon të tregojë formë fantastike në Turqi. Ai sonte në ndeshjen që Feneri është duke e zhvilluar kundër Genclerbirligit, shënoi dy gola të tjerë në minutat 23′ dhe 39′, raporton Periskopi. E ai këtë e bëri në sy të përfaqësuesëve të tri klubeve evropiane. Sipas “HaberGlobal”, sulmuesin shtatlartë janë duke e përcjellur […]
Ai sonte në ndeshjen që Feneri është duke e zhvilluar kundër Genclerbirligit, shënoi dy gola të tjerë në minutat 23′ dhe 39′, raporton Periskopi.
E ai këtë e bëri në sy të përfaqësuesëve të tri klubeve evropiane.
Sipas “HaberGlobal”, sulmuesin shtatlartë janë duke e përcjellur sonte skautë të Monacos, Leicester Cityt dhe Eintracht Frankfurtit.
Sigurisht, ata duhet të kenë qenë shumë të kënaqur me atë që kanë parë deri tash.
Me tërë këtë interesim nga klubet evropiane, vështirë ta mendojmë se 25-vjeçari do të qëndrojë edhe për shumë gjatë te Feneri.
Kujtojmë se në 14 ndeshje, ai ka shënuar 10 gola dhe ka kontraibuar me tri asistime. /Periskopi.com/












