Tragjike: Vdes fituesi i Kupës së Botës dhe legjenda e klubit anglez

Tragjike: Vdes fituesi i Kupës së Botës dhe legjenda e klubit anglez Fituesi i Kupës së Botës dhe legjenda e West Hamit, Martin Peters ka vdekur në moshën 76-vjeçare, me lajmin që e ka konfirmuar familja e tij. Peters, i cili iu bashkua West Hamit në moshën 15-vjeçare, kaloi 11 vite me klubin derisa u […]
Tragjike: Vdes fituesi i Kupës së Botës dhe legjenda e klubit anglez
Fituesi i Kupës së Botës dhe legjenda e West Hamit, Martin Peters ka vdekur në moshën 76-vjeçare, me lajmin që e ka konfirmuar familja e tij.

Peters, i cili iu bashkua West Hamit në moshën 15-vjeçare, kaloi 11 vite me klubin derisa u bë lojtari i parë britanik që kushtoi 200 mijë funte, kur kompletoi transferimin te Tottenhami në vitin 1970.
Ai shënoi për Anglinë në finalen e Kupës së Botës, të cilën “Tre Luanët” e fituan në vitin 1966, duke mposhtur Gjermaninë Perëndimore. /Periskopi.com/













