Tottenham bën hap fals kundër Norwich

Skuadra e Jose Mourinho, Tottenham, është ndalur me barazim në udhëtimin tek Norwich. Spurs dhe Norwich kanë luajtur baras 2:2, duke ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 20-të në Premierligë, shkruan lajmi.net. Golin e parë në këtë takim e shënoi Mario Vrancic, kur po luhej vetëm minuta e 18’ e takimit. Tottenham […]
Skuadra e Jose Mourinho, Tottenham, është ndalur me barazim në udhëtimin tek Norwich.
Spurs dhe Norwich kanë luajtur baras 2:2, duke ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 20-të në Premierligë, shkruan lajmi.net.
Golin e parë në këtë takim e shënoi Mario Vrancic, kur po luhej vetëm minuta e 18’ e takimit.
Tottenham arriti të reagonte tek në pjesën e dytë, pas një goditje fenomenale të Christian Eriksen, nga gjuajtja e lirë, në minutën e 55’.
Gjashtë minuta më vonë, Norwich gjeti edhe një herë golin, me ndihmën e mbrojtësit të Tottenham, Serge Aurier, i cili shënoi autogol.
Por, shtatë minuta para fundit, Harry Kane u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke shënuar golin që i siguroi një pikë skuadrës së tij.
Tottenham tashmë numëron 30 pikë, në pozitën e 5-të, kurse Norwich është në pozitën e fundit me 13 pikë.












