Teposhtëza e Xhakës: Nga Arsenali te një ekip që rrezikon rënien nga Bundesliga

Granit Xhaka nuk është përfshirë në ekipin e Arsenalit për ndeshjen derbi të sotme kundër Chelseat që po luhet në Emirates Stadium. Është raportuar se për mesfushorin zviceran me origjinë kosovare ka pasur disa ekipe të interesuara, por asnjëra në nivelin e klubit aktual. Xhaka u përfshi në muajin nëntor në një incident të shëmtuar […]
Është raportuar se për mesfushorin zviceran me origjinë kosovare ka pasur disa ekipe të interesuara, por asnjëra në nivelin e klubit aktual.
Xhaka u përfshi në muajin nëntor në një incident të shëmtuar kur e grisi fanellën e ekipit të tij pas brohorimave tallëse të tifozëve revolvërist, përcjell Periskopi.
Por, pse nuk e donin Xhakën tifozët e Arsenalit?
Xhaka është një ndër transferimet më të shtrenjta të këtij klubi, me një shifër që raportohet se shkonte deri në 40 milionë euro. Megjithatë, paraqitjet e tij për klubin nga Londra e Veriut kanë qenë tepër zhgënjyese.
Ai ka bërë pasime tepër të pasakta dhe ndërhyrje aspak të mençura. Shkaku i gabimeve të tij, ekipi i Arsenalit kishte pësuar shumë gola – dhe kjo kishte bërë që në disa raste ai të mos paraqitej fare por të shikonte ndeshjet nga banka rezervë. Madje, është i njohur rasti kur Xhakën e kishte vënë si mbrojtës të krahut të majtë trajneri Unai Emery.
Por, cili do të jetë ekipi i ri i tij?
Mesfushori më i shtrenjtë me origjinë shqiptare do të jetë pjesë e Herthës së Berlinit prej vitit të ardhshëm. Megjithatë, Hertha e Berlinit nuk është një ndër ekipet më të mira gjermane, duke qenë vazhdimisht në pjesën e poshtme të tabelës. Ky ekip as që mund të krahasohet me ekipin e mëparshëm të Xhakës, Borussinë e Monchengladbachut.
Edhe këtë sezon, derisa Monchengladbach është në vendin e dytë me 35 pikë, Hertha e Berlinit është në vendin e dymbëdhjetë me vetëm 19 pikë dhe në rrezik serioz për të rënë nga liga.
Nëse gjërat shkojnë keq, Xhakën mund ta shohim prej verës së ardhshme në Bundesliga 2 të Gjermanisë.
Kjo është një ndër ecuritë më të dobëta të një futbollisti ndonjëherë. /Periskopi












