‘Të pëlqen të filmosh ëh’ – reagimi i çuditshëm i Ronaldos derisa vizitoi fëmijët që humbën familjet në tërmet

‘Të pëlqen të filmosh ëh’ – reagimi i çuditshëm i Ronaldos derisa vizitoi fëmijët që humbën familjet në tërmet

Në videon e publikuar nga Edi Rama shihet se si kryeministri i ka marrë me vete dy djemtë për t’u bërë të mundur takimin me dy idhujt e tyre. Dy djemtë e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, Alesio dhe Aureli kanë arritur të takojnë dy yjet e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon. Në […]

Në videon e publikuar nga Edi Rama shihet se si kryeministri i ka marrë me vete dy djemtë për t’u bërë të mundur takimin me dy idhujt e tyre.

Dy djemtë e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, Alesio dhe Aureli kanë arritur të takojnë dy yjet e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon.

Në videon e publikuar nga Edi Rama shihet se si kryeministri i ka marrë me vete dy djemtë për t’u bërë të mundur takimin me dy idhujt e tyre.

“Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime”- shkruan Rama krahas videos.

Në italisht, kryeministri u shpjegon dy futbollistëve se djemtë janë heronjtë e këtij tërmeti pasi njëri prej tyre është hedhur nga kati i pestë i pallatit për të shpëtuar. Më pas Ronaldo dhe Buffon u dhurojnë bluzat e tyre, Aurelit dhe Alesios dhe fillojnë të bëjnë foto bashkë.

“Këta janë heronj. Njëri është hedhur nga kati i pestë kursë tjetri nga i treti për t’i shpëtuar tërmetit. Të dy kanë përjetuar tragjedi, kanë humbur të afërm, shumë keq,”– thotë Rama.

“Po, ka qenë tërmet apo jo?“- thotë Buffoni.

“Po, tërmet shumë i fortë,”- vijon më tej Rama.

Ndërkohë, Cristiano Ronaldos i jepet një fanellë për ta firmosur, me kameramanin që nuk dëshiron ta humb këtë moment dhe i afrohet superyllit portugez për ta kapur nënshkrimin e tij, shkruan Periskopi.

Mirëpo, kjo siç duket i shkon nerva paksa pesë herë “Topit të Artë”, pasi i drejtohet atij që po xhron me fjalët: “Të pëlqen të filmosh, ëh?”, në një episodë të sikletshëm për Ramën dhe të tjerët që ishin të pranishëm.

E vështirë ta shpjegojmë pse Ronaldo e pa të nevojshme të thoshte diçka të tillë në atë moment, derisa shumë pak ose fare shkëmbeu fjalë me Ramën ose fëmijët.

Sidoqoftë, kjo nuk është e tëra. Kur Ronaldos i jepet edhe një flamur i Juves për ta firmosur ai – pasi e nënshkruan – e bartë materialin te kameramani duke i thënë “urdhëro, filmoje.”

Në rregull, Cristiano… e vlerësojmë që pranove të vizitosh fëmijët, por pak më shumë energji pozitive nuk do t’i bënte dëm askujt.

Momentin e parë mund të shikoni në videon e mëposhtme nga minuta 3:39, ndërsa të dytin nga minuta 4:31. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova