Tahir Lushtaku nuk është më trajner i Drenicës

Tahir Lushtaku nuk është më trajner i Drenicës

KF Drenica ka bërë ndryshime në kryesi të klubit, teksa kryetare është rizgjedhur Mihane Kodra – Bekteshi. Pas ndryshimeve në kryesinë e klubit, largimi i parë ka ardhur nga shtabi teknik, shkruan Periskopi. Skuadra nga Skënderaj ka njoftuar se trajneri Tahir Lushtaku me një letër drejtuar klubit, ka njoftuar dorëheqjen e parevokueshme. Arsyet e dorëheqjes […]

KF Drenica ka bërë ndryshime në kryesi të klubit, teksa kryetare është rizgjedhur Mihane Kodra – Bekteshi.

Pas ndryshimeve në kryesinë e klubit, largimi i parë ka ardhur nga shtabi teknik, shkruan Periskopi.

Skuadra nga Skënderaj ka njoftuar se trajneri Tahir Lushtaku me një letër drejtuar klubit, ka njoftuar dorëheqjen e parevokueshme.

Arsyet e dorëheqjes së Lushtakut thuhet të jenë personale.

Letrën e dorëheqjes së Lushtakut:

Para pak qastesh klubi është njoftuar për dorëheqjen e kryetrajnerit të deritanishëm Tahir Lushtakut, në letrën dërguar klubit nga Lushtaku, shkruhet:

“Qe nga sonte me nuk jam kryetrajner i KF Drenicës, pasi ofroj doreheqje të parevokueshme nga klubi.

Aryset e largimit tim nuk kanë të bejne me kryesinë e zgjedhur sonte, e aq me pak me kryetaren e klubit, z. Mihane Kodra – Bekteshi, te ciles i kerkoj falje dhe me vjen keq qe nuk do të jemi bashk ne stinorin pranveror.

Falenderoj kryetarin e Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari, për ndihmën dhe gatishmerinë për kontribut për klubin, si dhe ifalenderoj kryesitë e viteve paraprake , njekohesisht e falenderoj ish-kryetarin, Ragip Veseli, dhe disa donatorë ata që kontribuan për klubin, i falënderoj stafin tim, futbollistët dhe gjithë bashkëpuntorët që kanë qenë në klub. Dhe një kohësisht falenderim i veçantë për tifozët ‘Shqiponjat e Zeza’ si dhe nengrupin (L2Boys). Gjithashtu falenderim per qytetaret e Skenderajt, për perkrahjen morale ndaj meje gjatë kësaj periudhe.

I uroj klubit, suksese dhe të gjitha të mirat në stinorin pranveror.

Shpresoj që Drenica të jetë kjo që ishte e edhe me e suksesshme dhe të mbetet pjesë e elites, që për mua kjo është më e rendesishmja”, përfundoi Lushtaku.

KF Drenica pas 17 xhirove renditet në vendin e gjashtë në Superligë me 24 pikë, pesë më shumë se Flamurtari, që zë pozitën e 9, pozitë kjo që dërgon në Ligën e Parë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova