Tabela e Premier Ligës pa VAR-in: Liverpooli u ngrit, Man.City u dëmtua (Tab.)

VAR-i [Video Assistance Referee] është në qendër të kritikave pas vendimeve të përçudshme të gjyqtarëve në vikendin e kaluar në Premier Ligë. Dhe me të drejtë, pasi këto vendime kanë ndikuar në renditjen tabelare dhe mund ta përcaktojnë edhe fituesin e titullit. Pa VAR-in, Liverpooli do t’i kishte pesë pikë më pak. Aktualisht, Të Kuqtë […]
Pa VAR-in, Liverpooli do t’i kishte pesë pikë më pak. Aktualisht, Të Kuqtë kanë 13 pikë më shumë se vendi i dytë, por pa VAR-in e famshëm, ky ekip do t’i kishte vetëm 6 pikë epërsi, përcjell Periskopi.
Edhe trajneri i Liverpoolit, gjermani Jurgen Klopp ka kritikuar mënyrën e përdorimit të VAR-it në Ligën Premier.
![]()
The Sun ka përgatitur tabelën e plotë të ligës angleze, më të fortës në botë, nëse teknologjia nuk do të përdorej.
Man.City do t’i kishte tri pikë më shumë, ndërsa më e çuditshmja është se Tottenham Hotspuri do të ishte në vendin e 12 pasi kanë përfituar plot gjashtë pikë. /Periskopi












