Spektakël në Mançester: Derbin drithërues e fiton Man United, Solskjaer e siguron postin

Manchester United ka arritur një fitore të madhe në derbin lokal të Mançesterit kundër Cityt, të shtunën mbrëma, me rezultat 2-1. Ishte një përballje absolutisht fantastike, me raste, momente kontraverse dhe gola, shkruan Periskopi. United tregoi një fytyrë krejt tjetër dhe, pas triumfit kundër Tottenhamit, siguroi një tjetër fitore të madhe që mund t’ia ketë […]
Ishte një përballje absolutisht fantastike, me raste, momente kontraverse dhe gola, shkruan Periskopi.
United tregoi një fytyrë krejt tjetër dhe, pas triumfit kundër Tottenhamit, siguroi një tjetër fitore të madhe që mund t’ia ketë siguruar punën Ole Gunnar Solskjaerit.
Marcus Rashford dhe Anthony Martial shënuan për “Djajtë e Kuq” në minutat 23′ dhe 29′, me të parin që qëlloi nga penalltia.
Në anën tjetër, golin e vetëm për Cityn në “Etihad”, e realizoi Nicolas Otamendi në minutën e 85-të.
Pas kësaj fitoreje, United ngjitet në pozitën e pestë, me vetëm pesë pikë më pak se Chelsea në të katërtin. /Periskopi.com/












