Sot shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës

Sot (e enjte) do të mësohen çiftet çerekfinaliste në Digitalb Kupën e Kosovës. Komisioni i Garave sot do të bëjë tërheqjen e shortit për fazën çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës. Shorti do të tërhiqet në ora 12:00 në selinë e FFK-së. Kujtojmë që pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Gjilani, […]
Komisioni i Garave sot do të bëjë tërheqjen e shortit për fazën çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.
Shorti do të tërhiqet në ora 12:00 në selinë e FFK-së.
Kujtojmë që pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Gjilani, Liria, Vushtrria, Feronikeli, Drenica, Ballkani dhe Dukagjini.
Të gjitha skuadrat garojnë në Superligë, përveç Lirisë që garon në Ligën e Parë.












