Skuadra gjermane vihet pas Granit Xhakës

Granit Xhaka, në Bundesligë për të shpëtuar përfundimisht nga Arsenali. Sipas medieve kryesore në Angli dhe Gjermani (Bild), mesfushori shqiptar do të gjejë strehim në Gjermani te Hertha e Berlinit, skuadër që drejtohet nga një emër shumë i njohur i futbollit gjerman, Jurgen Klinsmann. Xhaka, 27 vjeç, i ka komunikuar klubit të tij aktual se […]
Sipas medieve kryesore në Angli dhe Gjermani (Bild), mesfushori shqiptar do të gjejë strehim në Gjermani te Hertha e Berlinit, skuadër që drejtohet nga një emër shumë i njohur i futbollit gjerman, Jurgen Klinsmann.
Xhaka, 27 vjeç, i ka komunikuar klubit të tij aktual se dëshiron të largohet pas një përplasjeje të madhe që pati me mbështetësit e “Topçinjve” në tetor. Madje mësohet se ai u ka treguar edhe shokëve të skuadrës për përvojën e re që e pret në Berlin
Xhaka mbetet lojtar me shumë reputacion në Gjermani, ku kaloi katër vjet në Borussia Monchengladbach, por tashmë destinacioni i tij i ri do të jetë Hertha e Berlinit.












