Skuadra e vogël nga Liverpooli shkel Chelsean me Fergusonin si trajner

Everton ka arritur një fitore befasuese gjatë ditës së sotme kundër Chelseat në Godison Park. Ekipi që para disa ditësh shkarkoi trajnerin Marco Silva, fitoi bindshëm 3-1 ndaj ekipit të Frank Lampard. Dy herë Chelseat ia tundi rrjetën Dominic Calvert Lewin ndërsa një herë tjetër Richarlison. Për Chelsean arriti golin vetëm kroati Mateo Kovaqiq. Skuadra […]
Everton ka arritur një fitore befasuese gjatë ditës së sotme kundër Chelseat në Godison Park.
Ekipi që para disa ditësh shkarkoi trajnerin Marco Silva, fitoi bindshëm 3-1 ndaj ekipit të Frank Lampard. Dy herë Chelseat ia tundi rrjetën Dominic Calvert Lewin ndërsa një herë tjetër Richarlison.
Për Chelsean arriti golin vetëm kroati Mateo Kovaqiq. Skuadra e vogël nga Liverpooli e ka marrë si trajner të përkohshëm legjendën Duncan Ferguson.
Kjo humbje e lë Chelsean në vendin e katërt ndërsa fitorja e çon Evertonin në vendin e katërmbëdhjetë në tabelë. /Periskopi/












