Skandalet më të turpshme e mizore të FFK-së në dy vitet e fundit

Skandalet më të turpshme e mizore të FFK-së në dy vitet e fundit

Që pas vdekjes së legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit, skandalet në Federatën e Futbollit të Kosovës nuk janë ndalur. Periskopi iu sjell të përmbledhura vetëm disa prej tyre, që bënë jehonë më të madhe në opinionin futboll-dashës.   Gjatë ditës së djeshme Periskopi informoi lexuesit e saj në lidhje me një skandal të mundshëm […]

Gjatë ditës së djeshme Periskopi informoi lexuesit e saj në lidhje me një skandal të mundshëm që mund të rrezikojë edhe përjashtimin e plotë të FFK-së nga UEFA dhe FIFA.

FFK-ja flet vetmevete

Federata e Futbollit e Kosovës dyshohet se ka falsifikuar deklarimet e shtëpive më të mëdha të futbollit botëror, më saktë presidentëve respektivë z.Gianni Infantino dhe z.Aleksandër Çeferin, duke thënë se ata i kishin dhënë mbështetje kryetarit Agim Ademi dhe stafit të tij.

Në fakt, nuk duhej shumë punë për ta kuptuar manipulimin. Në faqen e FFK-së në versionin anglisht, komunikatat e lëshuara nuk i jepnin kurrfarë mbështetje kryetarit të FFK-së, por thjesht prezantonin takimet në fjalë.

E pse duhej që UEFA dhe FIFA ta mbështesnin Agim Ademin në shqip, por jo në anglisht? Dhe për më tepër, pse nuk u dha asnjë citim nga zotërinjtë në fjalë? Pse nuk pati as reagim zyrtar në faqet e tyre? Nejse, dihet pse-ja e gjithë kësaj. FFK-ja ishte rrasur aq thellë në ‘dialogun’ e saj vetmevete sa i kishte kryetari Ademi i kishte thënë Infantinos “të mos merrte masa të ngutshme kundër Federatës së tij”. Natyrisht në gjuhën shqipe. Në anglisht as që bëhej fjalë.

UEFA demantoi për Periskopin FFK-në duke deklaruar se “ajo nuk përzihej në zgjedhjet brenda federatave të saj.”

Logo-ja amatore

Në një ditë të bukur vere në qershorin e 2018-s, FFK-ja kishte prezantuar logon e saj zyrtare. Por, ajo ishte e një cilësie aq të dobët, sa shumë njerëz nuk iu besuan syve, dhe madje organizuan edhe peticion kundër saj.

FFK-ja nuk pati se çka të thoshte. Artisti kosovar u arsyetua se ajo logo e tmerrshme ishte autentike. Por, dukej si e vizatuar në mënyrë amatore e përngutshëm nga ndonjë i dehur.

Megjithatë, edhe sot e kësaj dite, kjo logo qëndron dhe përfaqëson Kosovën si një simbol i dështimit të madh të FFK-së.

Trazirat për biletat Kosovë-Maltë

Kosova do të luante me Maltën në tetorin e vitit 2018. Qytetarët duhej të blinin bileta në një pikë të kompanisë IPKO në kryeqytet. Por, turma u bë aq e madhe, sa u dëftua çorganizimi total nga FFK-ja dhe pati skena kaosi.

Më shumë dukej si protestë, në të cilën rrezikohej jeta e qytetarëve se sa si një organizim futbolli. Policia e Kosovës kishte përdorur madje edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët, shumica dërrmuese prej të cilëve kishin mbetur pa biletë.

Më vonë ishte marrë vesh se në fakt FFK-ja më shumë se gjysmën e biletave i ndante për vete, duke iu dhënë vetëm një pjesë të vogël qytetarëve të Kosovës.

Agim Ademi dënohet për kërcënim e sulm, donte të bëhej më i pasur  

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, nuk është thjesht i dyshuar apo i akuzuar për vepra penale. Jo, ai është madje edhe i dënuar nga Gjykata Themelore.

Ai është shpallur fajtor për dy vepra penale me të cilat ngarkohet.

Aktakuza ndaj tij ishte ngritur më 14 janar të vitit 2014 nga Prokuroria jonë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Eulexit.

Ademi dhe një tjetër gjatë periudhës kohore korrik-shtator 2012, në mënyrë që të përfitonin materialisht, e kishin kërcënuar dhe madje sulmuar viktimën Dritëro Kadollin, duke e detyruar të njëjtin që të bënte veprime në dëm të pasurisë së tij në vlerë prej 30 mijë eurosh.

Këto 30 mijë euro, ose një veturë BMW X5, duhej t’i dorëzoheshin z.Sami Hamiti, i cili si Kryesues i Asamblesë Komunale në Prishtinë, duhej t’ia ndryshonte statusin një ngastre toke nga “zonë e gjelbëruar” në “zonë ndërtimore”. Pra, kryetari i fushave të gjelbra të Kosovës donte t’i pakësonte ato dhe të ndërtonte ndërtesa të larta banimi. Për këtë, kishte kërcënuar dhe sulmuar një njeri.

A s’mjafton kjo për dorëheqje?

Dallaveret me bileta

Pas trazirave të ndodhura në pikën e IPKO-s në Prishtinë, FFK-ja vendosi që ta nënshkruante një kontratë me një kompani softverike që do të shiste bileta online. Por, edhe ky proces doli të ishte i manipuluar.

Shumë njerëz morën dhjetëra e qindra bileta, e të cilat i shitën në tregun e zi, e cili del të mos jetë edhe aq i zi.

Edhe pse shkruante emri dhe mbiemri i zotëruesit të biletës, në asnjërën pikë në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk u bë kontrollimi i emrave. Hiç askund. Pse? Sepse, del që dallaverja në fjalë nuk ka qenë aspak spontane por e organizuar.

Për më tepër, siç rrëfeu ish ndihmës-sekretari gjeneral i FFK-së, deklaroi se federata e Kosovës i kishte pasur mbi 7 mijë bileta për ndeshjen me Anglinë. Se kujt iu dhanë ato bileta, nuk dihet. Periskopi do të bëj shpejt kërkesë për qasje në dokumente zyrtare për të parë së pari nëse ka regjistra që dokumentojnë se kujt iu dhanë gjithë këto bileta.

Pra, e kuptuam më në fund pse “dardanët” nuk janë aq të zhurmshëm. Sepse, “dardanët” por edhe të gjithë tifozët e tribunave tjera, janë të përzgjedhur nga krerët e FFK-së.

Prokuroria ka nisur tashmë hetimet për këtë proces.

Lloçi në futbollin e Kosovës

FFK-ja vazhdon të fryhet për sukseset e Kombëtares së Kosovës në futboll edhe pse nuk ka asnjë meritë. Por, merita do të kishte sikur të përmirësohej situata në futbollin tonë vendor. E aty vazhdojnë kurdisjet, polemikat amatore, futbolli amator, dhe qëndrimi në nivelin e Gjibraltarit e të Andorrës në garat e Evropës.

Futbolli i Kosovës vazhdon të jetë absolutisht i tmerrshëm, edhe pas 3 vitesh pranimi në UEFA dhe FIFA.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova