SKANDAL: A i fabrikoi FFK-ja reagimet e UEFA-s dhe FIFA-s?

SKANDAL: A i fabrikoi FFK-ja reagimet e UEFA-s dhe FIFA-s?

Zëvendës-sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës [FFK], Arianit Ahmeti, iu bëri thirrje gazetarëve që të hetonin reagimet e UEFA-s dhe FIFA-s në lidhje me situatën e krijuar në federatë, më specifikisht, në lidhje me reagimet e UEFA-s dhe FIFA-s që dukej sikur mbështesnin pozicionin e kryetarit Agim Ademi. Sipas Federatës së Futbollit […]

Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, UEFA dhe FIFA kishin reaguar në lidhje me të ashtuquajturat “interferime politike” në federatën tonë, pasi që Arianit Ahmeti kishte kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme duke u bazuar në një opinion ligjor të dhënë pikërisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve [MKRS].

Këto reagime ishin shpërndarë si të mirëqena nga të gjitha gazetat online, përfshirë edhe Periskopin, medium i cili kërkon falje që nuk ka verifikuar më herët vërtetësinë e tyre.

Ahmeti pretendon se FIFA dhe UEFA në fakt nuk kanë lëshuar kurrfarë reagimi, dhe se pikërisht kryetari Agim Ademi ka lidhje me politikën kosovare. Për më tepër, Ademi tashmë ka mbështetjen publike nga politikanët më të fortë të vendit, por edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve që është pjesë e PDK-së.

Dhe, çudia që ndodh në vende të vogla si Kosova shpërfaqet pikërisht në këtë pikë.

Periskopi tashmë ka kontaktuar me FIFA-n dhe po pret një përgjigje në lidhje me çështjen. Por, është pikërisht faqja e FFK-së ajo që dëften atë që mund të merret si skandali më i madh në futbollin tonë që nga paslufta.

versionin shqip që tregon për takimin e Agim Ademit me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, thuhet se ky i fundit është shprehur “i shqetësuar dhe i habitur se si mund të ndodh kjo [në lidhje me Arianit Ahmetin] në Kosovë dhe si dëmtohet procesi në sport.”

“Çeferin në takimin që e patën me të gjithë krerët e federatave tregoi se është i njoftuar nga Ademi për gjithçka që nga fillimi dhe me këtë rast shprehu përkrahjen e fuqishme për presidentin Ademi dhe stafin e tij.” – thuhet në reagim, pa u dhënë asnjë citim për rastin.

Por, në komunikatën në gjuhën angleze nuk ka asnjë fjalë të tillë nga presidenti i UEFA-s.

“Gjatë takimit, ata [Ademi dhe Çeferin] diskutuan shumë çështje të rëndësishme në futboll, ndërsa fokusi i bisedës ishte në çështjet organizative dhe në investimin në projektet e programit “Hat-Trick”.

Asnjë fjalë për “situatën në FFK”. Ndërkohë, komunikata me Gianni Infantinon, presidentin e FIFA-s nuk ndodhet fare në versionin në gjuhën angleze në faqen e federatës tonë të futbollit.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova