Shqipëria vlen 85 milionë euro, ky është lojtari më i shtrenjtë

Shqipëria vlen 85 milionë euro, ky është lojtari më i shtrenjtë

Thomas Strakosha është lojtari më i shtrenjtë në Kombëtaren shqiptare. Prej disa kohësh gardiani i portës së Lacios ka fituar vendin e parë duke zbritur në të dytin Elseid Hysajn, por ditët e fundit është zyrtarizuar nga faqja e specializuar për këtë temë (“transfermarkt”).Portieri i Kombëtares shqiptare vlen 25 milionë euro. Në total, ekipi kuqezi […]

Prej disa kohësh gardiani i portës së Lacios ka fituar vendin e parë duke zbritur në të dytin Elseid Hysajn, por ditët e fundit është zyrtarizuar nga faqja e specializuar për këtë temë (“transfermarkt”).Portieri i Kombëtares shqiptare vlen 25 milionë euro. Në total, ekipi kuqezi e ka rritur vlerën e tij në treg, duke shkuar afro 85 milionë euro. Bëhet fjalë vetëm për futbollistët që kanë qenë të grumbulluar në listën e fundit nga trajneri Edi Reja për ndeshjet eliminatore.

RRITJE – Por, nuk është vetëm Thomas Strakosha, i cili ka pësuar rritje në vlerën e tij në merkato falë performancave të shkëlqyera me Lacion dhe Kombëtaren. Dy mbrojtësit e tjerë, vlera e të cilëve është rritur maksimalisht, janë Berat Gjimshiti dhe Marash Kumbulla. Të dy vlejnë nga 10 milionë euro. Mbrojtësi i Atalantës ka pasur ndeshje mjaft të mira në Serinë A, por edhe në Ligën e Kampioneve, ku zikaltrit u kualifikuan për herë të parë në histori dhe siguruan kualifikimin në fazën e 1/8-ave.

Marash Kumbulla gjithashtu është një zbulim i bukur i Serisë A, pasi në një sezon në elitën e futbollit italian ka arritur që të kapë vlerën 10 milionë euro. Për të janë të interesuara skuadra shumë të mëdha, si Napoli, Interi dhe Juventusi. Rritje të lehta në vlerën e tyre kanë edhe lojtarët si Dermaku, Ismajli e Gjasula.

RËNIE – Elseid Hysaj është ai që ka ndryshuar më së shumti për keq në renditjen e vlerave të lojtarëve të Kombëtares. Mbrojtësi i Napolit kap vlerën 16 milionë euro dhe kjo gjë ka ardhur për shkak se ai ka humbur rolin e protagonizmit në ekipin italian. Dy vite më parë kushtonte 25 milionë euro, kur shkëlqente me Mauricio Sarrin, ndërsa tani kartoni i tij ka arritur pikën më të ulët në vitet e fundit.

Por Hysaj nuk është i vetmi, pasi edhe disa të tjerë kanë njohur rënie, si Ramadani, Veseli, Manaj, Kamberi dhe Odise Roshi. Shumë prej tyre kanë mbajtur të njëjtat vlera. Në tërësi duhet thënë se Kombëtarja shqiptare ka njohur një rritje në tërësi dhe kjo reflektohet në vlerën totale që ka arritur ekipi i drejtuar nga Edi Reja.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova